Home / Lajme / Maqedoni / Zherovjani me sallë sporti

Zherovjani me sallë sporti

2 shkurt
Ne kemi projekt edhe në sferën e infrastrukturës për sa I përket rrugëve lokale në SIniçan dhe Sedllarcë e epërme dhe një fushë sporti në komunën e Bogovijës.Nuk do të mungojnë investimet edhe në sferat tjera”, ka deklaruar kryeministri Gruevski gjatë lëshimit në përdorim të sallës së sportit Liria në fshatin Zherovjan.Ndryshe fshati Zherovjan numëron mbi 2 mijë banorë ndërsa në të kaluarën ky fshat ëhstë krenuar me klubin volejbollistik Lirija.

Urim Hasipi
Në fshatin Zherovjan të komunës së Bogovinës të shtunën është inauguruar salla sportive e cila fillo të ndërtohet para dy viteve me investim të agjencisë për rini dhe sport që është projekt I qeverisë së Maqedonisë.

Në inaugurimin e kësaj salle kanë marrë pjesë kryeministri I Qeevrisë Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, drejtori I agjencionit për rini dhe sport Dragan Gjurçev, kryetari I komunës së Bogovijës Hazbi Idrizi etj.

Gjatë hapjes solemne kryetari I komunës Idrizi tha se komuna që drejton ai ka një bashkëpunim të mirë me qeverinë dhe se kjo komunë ka punuar shumë në aspektin e decentralizimit dhe sipas tij, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, kreu I qeverisë Nikolla Gruevski, tha se ky është një projekt I qeverisë për ndërtimin e 35 sallave sportive ku njëra ndër ato është edhe kjo që e inaugurojmë sot.”Salla me një kapacitet prej 500 ulëse, e adoptuar për, futboll, basketboll, volejboll, dhe sporte tjera, tregon edhe një përkushtimin e qeverisë për sëndërtimin e kushteve për të rrinjtë gjatë marrjes së tyre me sport.

Në këtë drejtim falemenederoj kryetarin e komunës për bashkëpunimin dhe përkushtimin që të ndihmojë ndërtimin e sallës.Ne kemi projekt edhe në sferën e infrastrukturës për sa I përket rrugëve lokale në SIniçan dhe Sedllarcë e epërme dhe një fushë sporti në komunën e Bogovijës.

Nuk do të mungojnë investimet edhe në sferat tjera”, ka deklaruar kryeministri Gruevski gjatë lëshimit në përdorim të sallës së sportit Liria në fshatin Zherovjan.

Ndryshe fshati Zherovjan numëron mbi 2 mijë banorë ndërsa në të kaluarën ky fshat ëhstë krenuar me klubin volejbollistik Lirija.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *