Home / Sport / Zherrard kundër gjyqtarit: Na mohoi penalltinë

Zherrard kundër gjyqtarit: Na mohoi penalltinë

Kapiteni i Liverpulit, Stivën Zherrard, ka fajësuar gjyqtarin Hauard Ueb për humbjen në transfertën me Arsenalin mbrëmjen e djeshme.

Në minutën e fundit të përballjes në “Emirates”, Çesk Fabregas preku topin me dorë pas një goditjeje të lirë. Por gjyqtari kryesor i takimit, Hauard Ueb (një nga më të mirët në botë për momentin), për habinë e të gjithëve, nuk akordoi 11-metërsh, duke e lënë lojën të vazhdojë. “Ishte penallti”, deklaroi Zherrard në përfundim të takimit, të cilin ekipi i tij e humbi me rezultatin 1-0.

“Ai na tha të gjithëve të qëndrojmë në mur pranë zonës, sepse nëse dikush e prekte topin me dorë, do të akordonte penallti. Nuk e kuptoj këtë vendim të çmendur të tij. Pas ndeshjes më tha se nuk e kishte parë prekjen. Është e pabesueshme”, theksoi kapiteni i “Të Kuqve”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *