Home / Sport / Zyrtare, Gus Hidink trajner i Turqisë

Zyrtare, Gus Hidink trajner i Turqisë

Trajneri hollandez i ka thënë “jo” klubeve europiane (Juventusit dhe Liverpulit), duke pranuar ofertën e federatës turke për të marrë drejtimin e kombëtares nga Bosfori.

Njoftimi zyrtar ka ardhur nga vetë federata e futbollit në Turqi, sipas së cilës Hidink do të marrë zyrtarisht skuadrën duke filluar nga 1 gushti. Sipas shtypit vendas, mësohet se ish-trajneri i Koresë së Jugut, Australisë dhe Rusisë do të përfitojë 3.75 milion euro në vit deri në vitin 2012, me të drejtë për ta shtyrë edhe për dy vite të tjerë.

“Presidenti dhe zëvendëspresidenti i federatës turke kanë takuar Gus Hidink dje në Amsterdam dhe kanë arritur në një marrëveshje katër-vjeçare, dy prej të cilave janë opsionale”, thuhet në njoftimin e federatës. Ai do të ketë dy asistentë turq dhe një hollandez dhe objektivi i parë është kualifikimi në Euro 2012.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *