Home / Lajme / Rajon / 11 vjet nga fushata ajrore e çlirimit

11 vjet nga fushata ajrore e çlirimit

24 mars-
Pas 78 ditë bombardimesh, regjimi i Slobodan Milosevicit u përkul dhe i pranoi kushtet e Aleancës. Njoftimin, më 10 qershor, në Bruksel, e bëri sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana.

“Sot, mund të shpall se Miloshevici u dakordua me pesë kushtet e bashkësisë ndërkombëtare, prandaj, pak çaste më parë, e udhëzova gjeneralin Klark që t’i pezullojë operacionet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë”, kishte thënë Solana.

Në ditën e sotme, 11 vjet më parë, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Sulmet filluan më 24 mars, 1999, pak para orës 20:00, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana. Fushata përfundoi më 10 qershor të po të njëjtit vit, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës.

Më 3 prill, zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, sqaroi arsyet e sulmeve të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë: “Aksioni ushtarak i NATO-s i mbështet qëllimet politike të bashkësisë ndërkombëtare, për një Kosovë paqësore, shumetnike dhe demokratike, në të cilën të gjithë do të jetojnë në siguri”.

“Për këtë qëllim, Republika Federale e Jugosllavisë duhet t’i ndalë të gjitha aktivitetet shtypëse dhe luftarake dhe t’i tërheqë forcat e saj nga Kosova, si dhe t’i pranojë kushtet që të gjithë refugjatët të mund të kthehen sigurt në Kosovë, nën mbrojtjen e forcës ndërkombëtare të sigurisë”, kishte thënë Shea.

Pas 78 ditë bombardimesh, regjimi i Slobodan Milosevicit u përkul dhe i pranoi kushtet e Aleancës. Njoftimin, më 10 qershor, në Bruksel, e bëri sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana.

“Sot, mund të shpall se Miloshevici u dakordua me pesë kushtet e bashkësisë ndërkombëtare, prandaj, pak çaste më parë, e udhëzova gjeneralin Klark që t’i pezullojë operacionet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë”, kishte thënë Solana.

Dy ditë më vonë, komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan, Ëesley Clark, njoftoi për hyrjen e trupave të para ndërkombëtare në Kosovë. “KFOR-i filloi vendosjen në Kosovë. Brigadat e para britanike dhe franceze e kaluan kufirin në orën 5 të mëngjesit dhe tash po hyjnë gjithnjë e më thellë në Kosovë. Sot, pasdite, do të hyjnë brigadat gjermane, italiane dhe amerikane”, kishte njoftuar Clark.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Hollkaustit, pati thënë se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocid”. /Radio Evropa e Lirë/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *