Home / Lajme / Rajon / A do të mbijetojë Apolonia?

A do të mbijetojë Apolonia?

15 mars-
Prej kur Zyra e Koordinimit të Parkut Arkeologjik konstatoi degradimin e shpejtë nga reshjet dhe rrëshqitja e dheut, duket se punët janë ende në stadin e diskutimeve.
Në Apoloni nuk ka mbërritur ende një grup pune për të bërë studimin gjeologjik, i domosdoshëm për të përcaktuar rendin e mëvonshëm të ndërhyrjeve.

Pas zhurmës kohe më parë, në Apoloni situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Ndonëse i lehtësuar nga heqja e statujave dhe sarkofagut të madh, të çarat e portikut përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm. Ndërkaq, ende nuk është marrë ndonjë veprim konkret.
Apolonia qe ju ka mbijetu shekujve, nuk po mund te ndihmohet dhe te terheqe vemendjen e specialisteve.

Prej kur Zyra e Koordinimit të Parkut Arkeologjik konstatoi degradimin e shpejtë nga reshjet dhe rrëshqitja e dheut, duket se punët janë ende në stadin e diskutimeve.
Në Apoloni nuk ka mbërritur ende një grup pune për të bërë studimin gjeologjik, i domosdoshëm për të përcaktuar rendin e mëvonshëm të ndërhyrjeve.

Ndonëse ndërhyrjet e fundit e kanë stabilizuar paksa ritmin e dëmtimeve te portiku, te teatri antik vazhdojnë rrëshqitjet. Sipas Haxhimihalit, pritet mbërritja e specialistëve gjermanë të ekspeditës së përbashkët shqiptaro-gjermane, që të diskutohet se çdo të bëhet më tej.

Në fakt, dëmtimi i portikut dhe rreziku që e kanosi seriozisht kohët e fundit ishte diçka e pritshme. Prej disa vitesh specialistët kanë konstatuar çarje në pjesën e dyshemesë dhe të mureve.
Problemi u bë prezent, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe nuk është realizuar asnjë ndërhyrje.

E pyetja qe te vjen ne mend tani, eshte a do te mbijetoje Apolonia, e cila ju rezistoi shekujve, por sic duket jo neglizhences se njerezve qe ju kane vene syte perde…?

/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *