Home / Lajme / Rajon / Adelina Ismaili: Jam e dashuruar në motoret e avionit

Adelina Ismaili: Jam e dashuruar në motoret e avionit

26 mars –
E pyetur për ndonjë të re në jetën e saj private, Adelina u përgjigj me ironi: “Të gjithë presin diçka nga jeta ime private. Po, jam e dashuruar në motorët e aeroplanit sepse jeta ime private më shumë është në aeroplan se sa në tokë”.

Prishtinë, – Në një intervistë për KTV-në, ikona e muzikës kosovare, Adelina Ismajli, ka folur rreth angazhimeve të fundit, videoklipit, Këngës Magjike dhe jetës private.
“Unë jam prononcuar për shtyp se relacioni im është Kosovë, Shqipëri, Belgjikë, Zvicër, Gjermani etj., etj. Arsyeja pse nuk kam qenë qe një kohë të gjatë në media elektronike është se nuk e kam ditur që njeriu duhet të jetë për gjithçka. Kur do të kem për të thënë diçka, unë do të jem aty dhe do të flasim gjëra të ndryshme”.

Adelina kohë më parë lansoi vidoklipin e këngës “Urdhri i ri Illyric”, këngë që u manifestua me gjyqe nëpër Zvicër për shkak të ankesave të qarqeve serbe.

“Kam realizuar këtë videoklip që ka nisur si shaka dhe nuk ka qenë diçka primare për mua, mirëpo unë kam punuar, dhe faleminderit Zotit, sepse gjëja e parë kanë qenë temperaturat -30. Xhirimet e klipit janë bërë në Francë kurse montimi në Shkup. Më duhet të sqaroj diçka pasi që asnjë studio në Francë dhe në Zvicër nuk ishte e lirë dhe u detyrova që montimin ta bëj në Shkup. Montimin e kam bërë vet”.

“A kam pritur të fitoj në Kënga Magjike? Jo, jo. Në momentin që kam arritur në Shqipëri, mediat kanë folur për fitoren time, dhe kam thënë: ‘Ju betohem se vendet e para do të mund ta shkatërronin karrierën time’, pasi që unë isha aty dhe e fitova epitetin. Unë e kam ditur se do të ndodhë, por nuk e kam menduar se gjysma e kolegëve do të votojnë me pikë të plota për mua. Kënga ishte perfekte, gjithçka ishte perfekte. Do të doja t’i përkushtohesha më shumë paraqitjes skenike”, ka thënë këngëtarja duke premtuar koncerte gjatë verës në Kosovë.

E pyetur për ndonjë të re në jetën e saj private, Adelina u përgjigj me ironi: “Të gjithë presin diçka nga jeta ime private. Po, jam e dashuruar në motorët e aeroplanit sepse jeta ime private më shumë është në aeroplan se sa në tokë”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *