Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Alternativa e vetme NATO dhe BE

Ademi: Alternativa e vetme NATO dhe BE

31 mars-
“Mendoj që tani është momenti më i volitshëm për të arritur një kompromis. Ajo për të cilën ne angazhohemi, është që duke zgjidhur një problem bilateral ndërmjet dy vendeve fqinje, të mos prodhohet problem brenda vendit, që do të rrezikonte marrëdhëniet ndëretnike”,- theksoi në takim zëvendëskryeministri Ademi

Urim Hasipi
“Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është një nga prioritet e Qeverisë së Maqedoinisë, marrëveshje kjo që hapi rrugën Maqedonisë për tu integruar në strukturat euro-atlantike”.

Këtë e deklaroi sot zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi gjatë një takimi me me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Hungarisë, Peter Balash.

Zëvendës kryetari i Qeverisë Ademi theksoi se për Maqedoninë nuk ka altërnativë tjetër përveç anëtarësimit në NATO dhe BE dhe se shpreson në tejkalimin edhe të pengesës së fundit, zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Mendoj që tani është momenti më i volitshëm për të arritur një kompromis. Ajo për të cilën ne angazhohemi, është që duke zgjidhur një problem bilateral ndërmjet dy vendeve fqinje, të mos prodhohet problem brenda vendit, që do të rrezikonte marrëdhëniet ndëretnike”,- theksoi në takim zëvendëskryeministri Ademi

Dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim miqësor do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ademi e faleminderoi ministrin Balash për mbështetjen që Hungaria ia jep Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Hungarisë, Peter Ballash (Peter Balazs) u shpreh se vendi i tij angazhohet për integrimin e shteteve të Ballkanit në familjen evropiane. Ai theksoi se Hungaria edhe më tej do të mbështesë Maqedoninë për aspiratat e saj për anëtarësim në strukturat euro-atlantike

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *