Home / Lajme / Maqedoni / Ademi – Davudoglu: Marrëdhëniet mes dy vendeve mike janë në rrugë të mirë, prioritet mbetet bashkëpunimi në procesin eurointegrues

Ademi – Davudoglu: Marrëdhëniet mes dy vendeve mike janë në rrugë të mirë, prioritet mbetet bashkëpunimi në procesin eurointegrues

26 mars-
Ademi e njoftoi Davudoglun për situatën aktuale në Maqedoni, reformat që i ndërmerr Qeveria për anëtarësim të vendit në strukturat euro-atlantike, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe çështje të tjera.

Senat Zylbehari
Një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm, Abdilaqim Ademi sot realizoi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet Davudoglu, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ademi e njoftoi Davudoglun për situatën aktuale në Maqedoni, reformat që i ndërmerr Qeveria për anëtarësim të vendit në strukturat euro-atlantike, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe çështje të tjera.

Në takim u konstatua se marrëdhëniet në mes dy vendeve mike janë duke lëvizur në rrugë të mirë dhe se prioritet në të ardhmen është bashkëpunimi në procesin eurointegrues, përforcimii i lidhjeve kulturore-arsimore si dhe përforcimi i marrëdhënieve ekonomike.

Ademi e faleminderoi ministrin Davudoglu për mbështetjen që Turqia ia jep Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Ahmet Davudoglu tha se vendi i tij edhe më tej do të mbështesë Maqedoninë për anëtarësimin në aleancë. Ai theksoi se nuk do të mungojë edhe angazhimi i qeverisë turke për thellimin bashkëpunimit ekonomik dhe se ata i nxisin kompanitë turke që të investojnë në Maqedoni ku si shembull përmendi investimin e kompanisë TAV dhe disa kompanive të tjera.

Gjithashtu, në këtë takim u vlerësua se bashkëpunimi në mes dy subjekteve politike, BDI-së dhe Partisë AK, është i mirë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Musa Xhaferi, anëtar i Kryesisë qendrore dhe ministër i Pushtetit Lokal dhe Nexhati Jakupi, anëtar i Këshillit të përgjithshëm të BDI-së dhe njëherit ministër i Ekologjisë

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *