Home / Sport / Adriano “Deja vu”, sërish dopietë

Adriano “Deja vu”, sërish dopietë

Ndoshta që tani e tutje mund të mos përbëjë më lajm fakti që “perandori” shënon rregullisht gola me fanellën e Flamengos.

Pas dygolëshit në derbin me Botafogon dy ditë më parë, ish-sulmuesi i Interit realizoi edhe një tjetër dopietë mbrëmë në sfidën e fituar 3-1 përballë modestëve të Tigres. Flamengo u gjend në disavantazh në minutën e 31-të, por Adriano barazoi rezultatin vetëm gjashtë minuta më pas.

Bomberi i Flamengos shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 77-të, pasi më parë kishte dyfishuar Vagner Love. Me dygolëshin e fundit, Adriano shkon në kuotën e dhjetë golave në kampionatin brazilian, me një mesatare prej pak më tepër se një goli për ndeshje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *