Home / Sport / Agjenti e afron Adrianon drejt Romës

Agjenti e afron Adrianon drejt Romës

Adriano te Roma? Duket më shumë se thjesht thashethem. Madje e konfirmon vetë agjenti i sulmuesit brazilian, Gilmar Rinaldi, i cili ka pohuar se klienti i tij është i gatshëm të rikthehet në Europë.

Rinaldi deklaroi se “perandori” është gati të luajë sërish në një kampionat europian, në një ekip ku ka shumë brazilianë. “Ndoshta mund të jetë Roma, Reali apo Barcelona, asgjë nuk është vendosur. Ai është i gatshëm të rikthehet, do t’i shqyrtojmë mundësitë dhe do të vendosim së bashku”, tha agjenti i ish-bomberit të Interit.

Më tej ai saktësoi se vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e Adrianos do të merret vetëm pas Kampionatit Botëror. Nëse sulmuesi i Flamengos transferohet në Romë, do të gjejë disa brazilianë: Doni, Hulio Serxho, Artur, Huan, Tadei dhe Baptista. Nëse edhe Fabio Simplisio kalon në “Olimpiko” nga Palermo (gjë që ka shumë mundësi të ndodhë), atëherë kolonisë braziliane në kryeqytetin italian mund t’i shtohet një tjetër anëtar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *