Home / Sport / Aguero-Silva, emrat e merkatos së Realit

Aguero-Silva, emrat e merkatos së Realit

Në garë për të marrë sulmuesin e Atletikos së Madridit, Serxho Aguero, tashmë është edhe klubi madrilen.

Me shumë mundësi emri i talentit argjentinas do të jetë një nga më të lakuarit në merkaton e verës. Së fundi përflitet se Reali i Madridit ka hyrë në bisedime me drejtuesit e “kushërinjve” të Atletikos, për të siguruar shërbimet e Serxho Agueros në merkaton e qershorit.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, presidenti Florentino Perez ka ndërmend të bëjë një sforco ekonomike për 21-vjeçarin. Por klubi “mbretëror” duket se do ketë konkurrencë të fortë, pasi Çelsi i Abramoviçit prej kohësh është vënë në gjurmët e lojtarit.

Aguero ka një marrëveshje me Atletiko Madridin, që e mban në “Visente Kalderon” deri në vitin 2012 dhe vlera e tij llogaritet në rreth 60 milionë euro. Por futbollisti argjentinas nuk është i vetmi që mund të veshë fanellën e realit, pasi në planet e Perezit është edhe mesfushori spanjoll i Valencias, David Silva.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *