Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi ambasadorin spanjoll Lars Freden

Ahmeti takoi ambasadorin spanjoll Lars Freden

31 mars-
Kryetari Ahmeti ritheksoi edhe nje here qendrimet se projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014” duhet te jete ne frymen e afrimit te komuniteteve dhe jo ndarjes ne baza fetare dhe se nuk duhet te ndertohen objekte kulti te cilet do te rezultonin ne konflikete dhe ndarje.

Urim Hasipi
Sot ne zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i partisë Ali Ahmeti, priti ne takim protokolar ambasadorin e Republikes se Spanjes Lars Freden.

Situata aktuale politike ne vend dhe rajon, perparimet e Maqedonise ne drejtim te Integrimeve Euro-atlantike gjate kryesimit te Spanjes, Inkurajimi dhe mbeshtetja qe i jepet qeverise se vendit per tejkalimin e kontestit ne lidhje me perdorimin e emrit me fqiun jugor Republiken e Greqise, Implementimi i Marreveshjes se Ohrit, projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014”.etj, ishin temat qe bashkebiseduesit me theks te vecante i trajtuan gjate takimit ne fjale.

Kryetari Ahmeti ritheksoi edhe nje here qendrimet se projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014” duhet te jete ne frymen e afrimit te komuniteteve dhe jo ndarjes ne baza fetare dhe se nuk duhet te ndertohen objekte kulti te cilet do te rezultonin ne konflikete dhe ndarje.

Ekselenca e tije ambasadori Freden siguroi kryetarin Ahmeti se qe nga fillimi i kryesimit te Spanjes me Keshillin Europian, inkurajimi dhe ndihma per Maqedonine ka qene me interes te vecante dhe se pengesat per Integrimin e vendit si nga aspekti politik po ashtu edhe legjislativ duke nenvizuar se tejkalimi i kontestit per perdorimin e emrit me Republiken e Greqise dhe implemntimi i plote i Marreveshjes se Ohrit jane ceshtje vitale per rrugetimin e vendit drejt integrimeve rajonale dhe Euro-atlantike.

Kryetari Ahmeti siguroi ambasadorin Freden se politika parimore e Bashkimi Demokratik per Integrim eshte ne funksion te arritjes se nje zgjedhje te pranueshme per te dy palet dhe se ceshtja e zgjedhjes se emrit eshte me rendesi te vecante edhe per komunitetin shqiptare sepse jo cfaredo zgjedhje do te ishte e pranueshme.

Bashkebiseduesit ndane mendim se periudha qe Maqedonia e ka ne dispozicion per te arritur kontestin e shume pritur duhet te shfrytezohet maksimalisht dhe se palet ne kontest duhet te kene qasje sa me konstruktive sepse Integrimi i vendit ne NATO dhe BE nenkupton stabilitet me te madhe si ekonomik, social po ashtu edhe te sigurise ne vend dhe rajon, njoftoi Shërbimi për Informim prane Bashkimit Demokratik per Integrim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *