Home / Lajme / Maqedoni / Akademia ‘Pushka e Marsit’

Akademia ‘Pushka e Marsit’

17 mars-
Ndërkaq, këtë akademi e përshëndeti edhe ambasadori I Shqipërisë Arben Çejku, I cili ftoi për një unitet dhe realizimin e aspiratave për integrim në Bashkimin Evropian.

Për të shënuar nëntë vjetorin e krismave të para akademinë e përshëndeti edhe Rahim Bekteshi, ish zëvendëskomandant i zonës së Pashtrikut në Kosovë.

Urim Hasipi

Me një akademi përkujtimore të hënën mbrëma në qendrën për kulturë në Tetovë është shënuar 9 vjetori I krismave të para në Kalanë e Tetovës, në organizim të shoqatës së veteranëve dhe invalidëve të luftës Kalaja.

Në këtë akademi me moton Pushka e Marsit, kanë marrë pjesë ish luftëtarë të UCK-së, ushatarak nga Shqipëria e Kosova si, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, dhe ambsadori I Shqiprisë në Maqedoni Arben Çejku dhe personalitete tjera.Në fjalimin e tij drejtuar kryetari I SHVL Kalaja, Izair Samiu, tha se lufta filloi si pasojë e pakënaqësisë së shqipëtarëve dhe trajtimit të tyre mizor nga ana e shtetit.

“Të nderuar të pranishëm ju falënderojmë për respektin që keni treguar duke ardhur në këtë Akademi përkujtimore.

Unë si udhëheqës i grupit që u përqendrua në Kalanë e Tetovës ju themi se ne, gjithnjë do jemi ushtarë të popullit shqiptar. Dhe të flasësh për fillimin e luftës në Kala shumë të vështirë sepse emocionet që ndiej për pushkën që krisëm atë ditë janë shumë të forta. Prandaj referatin qendrorë të këtij tubimi ia jap ta mbajë zëdhënësja e shoqatës KALAJA prof.

Teuta Kamberi-Llalla. Ju faleminderit dhe ju duam shumë, sepse ashtu siç na mbështetët ato ditë të marsit 2001, ende po vazhdoni të na mbështesni në këto ditë të vështira në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në FYROM”, tha Samiu

Ndërkaq, këtë akademi e përshëndeti edhe ambasadori I Shqipërisë Arben Çejku, I cili ftoi për një unitet dhe realizimin e aspiratave për integrim në Bashkimin Evropian.

Për të shënuar nëntë vjetorin e krismave të para akademinë e përshëndeti edhe Rahim Bekteshi, ish zëvendëskomandant i zonës së Pashtrikut në Kosovë.

Isa Hajredini, prindi I dëshmorit Servet Hajredini, tha se shumë djelmosha nga Tetova braktisën rrugët e mërgimit dhe ju bashkangjitën luftës së 2001.”Sot nga kjo foltore edhe pse kam shumë emocione, them se gjaku I tim birë ju qoftë hallall”, tha Hajredini.

Në mungesë të kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, këtë akademi e përshëndeti zëdhënësi I komunës Flakran Pustina.Ndryshe manifestimi I mbrëmshëm është përcjellur edhe me një program të begtashëm kulturo artistik të përgatitur nga ana e nxënësve të gjimnazit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *