Home / Sport / Aliu-Pobeda 2:1

Aliu-Pobeda 2:1

Dy gola të Ylber Aliut i kanë mjaftuar Renovës për të mundur Pobedën me rezultat 2:1. Me këtë fitore Renova rrikthen epërsinë prej 8-të pikëve para Rabotnickit. Pelisteri mundi Vardarin, ndërsa takimet Metalurg-Horizont Turnova dhe Sileksi-Milano u mbyllën me barazim 1:1.

Renova shënoi fitore 2:1 përballë Pobedës në kuadër të javës s 23-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. “Gjipspunuesit” ishin të vendosur që në këtë takim të shënojnë fitore dhe që në start u vërsulën portës kundërshtare, ndërsa miqtë ishin orientuar në mbrojtje dhe në kundërsulme kërkonin rastin e tyre. Goli i parë u shënua në minutën e 15-të, kur Agron Memedi harkoi saktë në zonë, ndërsa Ylber Aliu me kokë dërgoi topin pas shpinës së Pashovskit, për epërsi të vendasve. Renova edhe në vazhdim vazhdoi të sulmojë, mirëpo ndryshim të rezultatit nuk pati deri në minutën e 28-të, kur Aliu dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Veljanovski ndali në zonë Tolevskin.
Në pjesën e dytë Renova sikur u kënaq me epërsinë prej dy golave, ndërsa mysafirët filluan të sulmojnë më guximshëm. Dhe në saje të lojës së tillë rezultati u zbut në 2:1, pasi në minutën e 51 Dimitrovski dërgoi topin pas shpinës së Kovacevicit. Mirëpo kjo ishte e tëra nga futbollistët e Pobedës, të cilët në vazhdim nuk kishin as ide e as fuqi për të rezikuar fitoren e Renovës, e cila me këtë sukses arrin në kuotën e 51 pikëve, 8 më shumë se Rabotnicki në vendin e dytë.
“Romantikët” të shtunën mundën Teteksin 2:1, Pelisteri fitoi Vardarin 1:0, ndërsa takimet Metalurg-Horizont Turnova dhe Sileksi-Milano u mbyllën me barazim 1:1.

Rezultatet e javës së 23-të:
Rabotnicki-Teteksi 2:1 (të shtunën),
Renova-Pobeda 2:1,
Pelisteri-Vardari 1:0,
Metalurg-Horizont Turnova 1:1 dhe
Sileksi-Milano 1:1

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *