Home / Lajme / Maqedoni / Alpine Center zgjeron ofertën

Alpine Center zgjeron ofertën

17 mars-
”Ishte nevojë e kohës që të bëjmë rifreskimin e ndërmarrjes Alpine sport në Alpine Center.Tani më firmat e njohura si Xhek Xhons, Vero Moda, Onli Tom Teilor, Authentic, si dhe veshjet sportive, Nike, Reybok, Adidas, Puma, Rosinjol, janë pjesë e kompanisë sonë kurse oferta është se kemi të bëjmë me prodhime kualitative dhe më çmime të pranueshme për tregun tetovar”, thotë pronari Jusuf Imeri.

Urim Hasipi
Tetovë, 17 mars-Brende të njohura të veshjeve sportive, puma, dhe paijsje tjera sportive.

Prodhime tjera të tekstilit, këpucë dhe shumë prodhime tjera. Kjo është oferta më e re e ndërmarrjes Alpine Center, e cila u hap mbrëmë në qendër të qytetit në shtëpinë e vjetër të mallrave.

Ky salon I ri është I specializuar për veshje dhe mbathje klasike si dhe veshje sportive të brendeve të mirënjohura.Një investim I cili ka tejkaluar qindra mijëra euro nga pronari Jusuf Imeri.

Hapja e kësi lloj të veprimtarisë dhe zgjerimi sipas tij ka qenë nevojë e kohës dhe për qytetin e Tetovës.

”Ishte nevojë e kohës që të bëjmë rifreskimin e ndërmarrjes Alpine sport në Alpine Center.Tani më firmat e njohura si Xhek Xhons, Vero Moda, Onli Tom Teilor, Authentic, si dhe veshjet sportive, Nike, Reybok, Adidas, Puma, Rosinjol, janë pjesë e kompanisë sonë kurse oferta është se kemi të bëjmë me prodhime kualitative dhe më çmime të pranueshme për tregun tetovar”, thotë pronari Jusuf Imeri.

Alpine Center që dhjetë vjet është prezente në tregun e Tetovës, si ndërmarrje e njohur për veshje të ndryshme sportive kurse prej mbrëmë oferta e saj është zgjeruar edhe me shumë prodhime tjera.

Ndërsa sipas pronarit në këtë ndërmarrje tani më janë punësuar 20 persona kurse pritet që në të ardhmen të rritet ky numër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *