Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Ervan Fuere vizitoi komunën e Tetovës

Ambasadori Ervan Fuere vizitoi komunën e Tetovës

31 mars-
Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere gjithashtu shprehu mendimin se Qeveria do të sjell vendim pozitiv për propozimin që Mali Sharr të shpallet park nacional. Sipas tij, kjo do të mundësojë rritjen e atraktivitetit dhe do ta zhvillojë turizmin në këtë vend dhe do të jetë në dobi të popullatës lokale.

Urim Hasipi
Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, të mërkurën ka qëndruar për vizitë në komunën e Tetovës me ç’rast është takuar me kryetarin, Prof.Dr. Sadi Bexheti, me kryetarin e Këshillit komunal të Tetovës, Irfan Emini, dhe me koordinatorët e grupeve të partive politike të përfaqësuara në Këshillin komunal.

Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, ka falënderuar ambasadorin Fuere për kohën që ka ndarë për t’u informuar me problemet me të cilat ballafaqohet qyteti i Tetovës. Sipas kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, kanë qenë tre pika kyçe për të cilat është biseduar në këtë takim.

E para ishte shqyrtimi i propozimit që mali Sharr të jetë park nacional, për të cilën kryetari Bexheti ka theksuar se është ide e mirë, por kjo duhet të diskutohet edhe me popullatën që jeton në ato hapësira, në mënyrë që të përmirësohet gjendja socio-ekonomike e tyre.

Pika e dytë për të cilën është diskutuar ka qenë shqyrtimi i marrëdhënieve në mes partive politike. Kryetari Bexheti, edhe njëherë ka potencuar se do të angazhohet për përmirësimin e gjendjes në interes të qytetarëve e jo në interes të partive politike. “I sigurojmë qytetarët se të gjitha projektet do të jenë në interes të tyre”, tha Bexheti.

Gjatë takimit me ambasadorin Fuere është diskutuar edhe për situatën ekonomike dhe implementimin e procesit të decentralizimit. “Decentralizimi paraqet sfidë shumë të rëndësishme, ndërsa nga viti i ardhshëm komuna e Tetovës do të ketë më shumë kompetenca që do të kalojnë nga pushteti qendror te ai lokal”, tha Bexheti.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, deklaroi se në takimin e sotëm me kryetarin e komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti dhe me anëtar të Këshillit komunal të Tetovës është diskutuar për pika të rëndësishme. “Jam i inkurajuar me punën e Këshillit të komunës së Tetovës për shkak të gjitha vendimet kalojnë me anë të konsensusit”, tha Fuere. Sipas tij, Tetova është qytet shumë i rëndësishëm multietnik. Ai ka inkurajuar kryetarin Bexheti të vazhdojë me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve me anë të konsensusit.

“BE-ja në mënyrë të përhershme do të vazhdojë të potencojë rëndësinë kyçe të procesit të decentralizimit”, tha Fuere. Sipas tij, Tetova ka resurse dhe potenciale të mëdha ekonomike. “Inkurajojmë Qeverinë të zbatojë procesin e decentralizimit në mënyrë që Tetova të shfrytëzojë resurset e nevojshme për një zhvillim më të madh ekonomik”, tha Fuere.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere gjithashtu shprehu mendimin se Qeveria do të sjell vendim pozitiv për propozimin që Mali Sharr të shpallet park nacional. Sipas tij, kjo do të mundësojë rritjen e atraktivitetit dhe do ta zhvillojë turizmin në këtë vend dhe do të jetë në dobi të popullatës lokale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *