Home / Sport / Ançeloti: Jam i bindur, Roma do ta mposhtë Interin

Ançeloti: Jam i bindur, Roma do ta mposhtë Interin

Karlo Ançelotit duket se nuk i ka mjaftuar disfata e Çelsit të tij përballë Interit të Hoze Murinjos në Ligën e Kampionëve, por jep edhe një parashikim për supersfidën e nesërme të Serisë A.

Ish-trajneri i Milanit është mëse i bindur që skuadra e Romës do ta mposhtë Interin kryesues, dhe pas kësaj ndeshjeje do ta ketë më të lehtë rrugën drejt titullit kampion.

“Interi është një skuadër tepër e rrezikshme, duke pasur në përbërje mjaft lojtarë cilësorë dhe të përgatitur mirë psikologjikisht. Të mposhtësh Interin është një kënaqësi më vete, dhe këtë mund ta arrijë Roma, nëse paraqitet njëlloj si në ndeshjet e fundit. Ata kanë një mundësi të artë për të mposhtur Interin, dhe jam i sigurte që do ta arrijnë këtë”, është shprehur trajneri aktual i Celsit, Karlo Ançeloti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *