Home / Sport / Anglia “përulet” para Hoze Mourinjos

Anglia “përulet” para Hoze Mourinjos

Një ditë pas triumfit zikaltër, mediat britanike ngrënë në qiell zgjedhjet e trajnerit portugez, që rikthehet në “Stamford Bridge” si fitimtar

“Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”, thotë një shprehje. Kurse hakmarrjen e vet Hoze Mourinjo e kishte përgatitur që nga shtatori i vitit 2007, kur Roman Abramoviç vendosi ta largojë nga posti i trajnerit të Çelsit. Largim, të cilin “I veçanti” nuk e ka harruar kurrë. Jo vetëm ai, por as mediat angleze. E para mes të tjerash “The Sun”, që duke parë ndeshjen “perfekte” mbrëmjen e djeshme, shkurt dhe prerë pyet: “Pse dreqin Abramoviçi e largoi?”

Tabloidi “Daily Mirror” shkruan: “Mourinjo hakmerret”, duke vazhduar më tej me analizën e dhjetë elementëve të rëndësishëm që u panë në sfidën e të martës. Kurse “Daily Mail” luan me fjalët, duke vënë si titull të parë “Special Won” dhe duke shtuar: “Turpi Drogba” dhe “Lusio, mbreti i xhunglës”.

Rikthimin triumfues të Mourinjos e vë në dukje edhe “Daily Express”, duke vendosur në faqe të parë foton e portugezit duke buzëqeshur i kënaqur. Në brendësi analizon superioritetin e dukshëm të Interit, duke u rikthyer te Ançeloti, “ende i fiksuar pas fantazmave të së shkuarës”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *