Home / Lajme / Maqedoni / Anketë e gazetës ‘Dnevnik’ për marrëdhëniet ndëretnike dhe projektin ‘Shkupi 2014’

Anketë e gazetës ‘Dnevnik’ për marrëdhëniet ndëretnike dhe projektin ‘Shkupi 2014’

19 mars-
Për projektin “Shkup 2014″, sipas Kokalanov u diskutua shumë në media, por nuk kanë marrë qëndrim të qartë nëse qytetarët e përkrahin, çfarë mendojnë për ndërtime konkrete dhe monumentet. Anketa tregoi se projekti ka përkrahje të madhe në qytetin e Shkupit në krahasim me qytetarët e tërë Maqedonisë.

Maqedonasit dhe shqiptarët në Maqedoni kanë mendime të ndara për marrëdhëniet ndëretnike në vend. Për 58 për qind të shqiptarëve ato janë keqësuar, ndërsa dy të tretat e maqedonasve mendojnë se janë të mira, tregojnë rezultatet e anketës së gazetës ditore Dnevnik” të zbatuara nga agjencia “Rejting” prej 12 deri më 15 mars duke bërë anketimin e 1.080 qytetarëve.

Qytetarët u pyetën edhe për projektin “Shkup 2014”. E përkrahin 39 për qind e të anketuarëve, prej të cilëve 19 për qind në tërësi, ndërsa kundër u deklaruan 58 për qind.

Sasho Kokalanov, kryeredaktor i Dnevnikut në prezantimin e sotëm të anketës tha se u përcaktuan për këto dy tema sepse janë aktuale dhe për to debatohet.

Në përgjithësi në pyetjen se si i shohin marrëdhëniet ndëretnike, 17 për qind u përgjigjën se janë të mira, ndërsa 38 për qind se janë të këqia. Një e treta konsiderojnë se në këtë moment rreziku për konflikt ndëretnik është i madh, ndërsa 60 për qind se është i vogël. Rrezik të madh nga konflitki ndëretnik mendojnë se ka 28 për qind e maqedonasve dhe 47 për qind e shqiptarëve. Ndërsa rrezik të vogël për konflikt shohin 66 për qind e maqedonasve dhe 45 për qind e shqiptarëve.

Për projektin “Shkup 2014”, sipas Kokalanov u diskutua shumë në media, por nuk kanë marrë qëndrim të qartë nëse qytetarët e përkrahin, çfarë mendojnë për ndërtime konkrete dhe monumentet. Anketa tregoi se projekti ka përkrahje të madhe në qytetin e Shkupit në krahasim me qytetarët e tërë Maqedonisë.

“Ekziston një ndarje e madhe e qëndrimeve të maqedonasve dhe të shqiptarëve lidhur me projektin ‘Shkupi 2014″. Rezultatet treguan se 49 për qind e maqedonasve tërësisht ose në përgjithësi nuk e përkrahin këtë projekt, ndërsa përqindja e shqiptarëve që u përgjigjën se nuk e përkrahin është pothuajse dy herë më i madh dhe arrin 86 për qind, prej të cilëve 82 për qind u deklaruan se aspak nuk e përkrahin”, tha Kokalanov.

Tridhjetë për qind konsiderojnë se nëse ndërtohet kishë duhet të ndërtohet edhe xhami në shesh, ndërsa po aq se duhet që të ketë kishë, po jo edhe xhami. Pothuajse çdo i treti i anketuar (28%), megjithatë konsideron se nuk duhet të ndërtohet as kishë, as xhami.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *