Home / Lajme / Maqedoni / Anketë e Institutit ‘Dimitrija Çupovski’

Anketë e Institutit ‘Dimitrija Çupovski’

15 mars
Sipas anketës, 25,1 për qind e të anketuarve nuk janë deklaruar për asnjë parti, 28,8 nuk kanë përgjigje apo nuk dinë, 24 për qind do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 9,7 për qind për LSDM-në, 6,2 për qind për BDI-në, 3,9 për qind për PDSH-në dhe 1,3 për qind për Demokracinë e eRe.

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk e dinë se për cilën parti do të votonin nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare, tregojnë rezultatet nga anketa telefonike e Institutit “Dimitrija Çupovski”, e zbatuar prej 4 deri më 7 mars, shembull reprezentativ prej 1.064 të anketuar.

Sipas anketës, 25,1 për qind e të anketuarve nuk janë deklaruar për asnjë parti, 28,8 nuk kanë përgjigje apo nuk dinë, 24 për qind do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 9,7 për qind për LSDM-në, 6,2 për qind për BDI-në, 3,9 për qind për PDSH-në dhe 1,3 për qind për Demokracinë e eRe.

Në pyetjen se në cilin politikan kanë më së shumti besim, 31,2 për qind janë deklaruar se nuk kanë besim në asnjërin politikan, ndërsa 20 për qind se nuk kanë përgjigje, 25,8 për qind janë përcaktuar për Nikolla Gruevskin, 8,9 për qind për Branko Cërvenkovskin, 6,2 për qind për Ali Ahmetin, 3,6 për qind për menuh Thaçin dhe 1,6 për qind për Ymer Selmanin

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *