Home / Lajme / Maqedoni / Argumente për menjanimin e konstruksionit metalik para kafeterisë ‘ATA’

Argumente për menjanimin e konstruksionit metalik para kafeterisë ‘ATA’

30 mars-
Vendosja e konstruksionit metalik është bërë në mënyrë joligjore, respektivisht pa leje ndërtimi. Hapësira në të cilën ka qenë i vendosur ky konstruksion metalik paraqet hapësirë publike dhe e njëjta mund të shfrytëzohet për veprimtari të caktuara me Vendim të komunës, duke paguar taksë komunale të përcaktuar me Vendim të Këshillit të komunës së Tetovës.

Në lidhje me deklaratat e djeshme në mjetet e informimit, të dhëna nga pronari i kafiteresië ATA, e që kanë të bëjnë me mënjanimin e konstruksionit metalik në Bulevardin “Iliria” para lokalit “ATA-KAFE” e njoftojmë opinionin me sa vijon:

Vendosja e konstruksionit metalik është bërë në mënyrë joligjore, respektivisht pa leje ndërtimi. Hapësira në të cilën ka qenë i vendosur ky konstruksion metalik paraqet hapësirë publike dhe e njëjta mund të shfrytëzohet për veprimtari të caktuara me Vendim të komunës, duke paguar taksë komunale të përcaktuar me Vendim të Këshillit të komunës së Tetovës.

Vite me radhë nga ana e pronarit të lokalit “ATA KAFE” kjo taksë nuk është paguar dhe borxhet e grumbulluara për këto vite arijnë shifrën mbi 27 mijë euro. Për këtë arsye nga ana e Inspektoratit komunal të Tetovës përkundër paralajmërimeve permanente, është sjellë Vendim për mënjanimin e këtij konstruksioni metalik i cili është realizuar më datë 29.03.2010 me përdorim të mekanizimit përkatës dhe me asistencë të policisë.

E njoftojmë opinionin më të gjerë se pronarët e këtij objekti janë të inkriminuar në një numër të madh veprash të ndryshme kriminale që kanë të bëjnë me mospagesë të tatimeve komunale, taksave komunale, faturave për shërbime komunale etj.

Sa për njoftim, ju informojmë se të njëjtit persona kanë borxhe për komunalie në vlerë prej 4 milion e 600 mijë denarë respektivisht mbi 75 mijë euro.

Njoftojmë opinionin se me inspektimin e punimeve ndërtimore që kryhen tek pompa e benzinës dhe tek Motel ATA është konstatuar se këta persona janë duke ndërtuar objekt komercial pa leje ndërtimi.

Gjithashtu ju njoftojmë se ka një numër të madh ankesash nga ana e qytetarëve që jetojnë në afërsi të objekteve që ndërtohen të cilët shprehin shqetësimin e tyre permanent nga veprimet abuzive të investitorëve si dhe për mosrespektim të rregullave për ndërtim.
Inspektorati komunal i Tetovës në vazhdimësi ka paralajmëruar edhe taksi kompaninë ATA që t’i mënjanojë parregullsitë dhe veprimin e tyre ta ushtrojnë konform standardeve sa i përket ngjyrës, taksi-metrave fiskal dhe elementeve tjera që i parasheh ligji. Gjatë tëre kohës këto sugjerime injorohen nga pronarët”, tha Flakran Pustina

Në fund, duhet patjetër të theksojmë se për një kohë të shkurtër këto persona kanë likuiduar një numër të madh të firmave me çka kanë kryer vepra penale me qëllim të mospagesës së borxheve ndaj komunës dhe institucioneve tjera.

Prandaj, komuna e Tetovës do t’i ndërmerr të gjitha masat e duhura ligjore për zbardhjen e këtyre rasteve të përfshirjes në krim dhe së bashku me dëshmi për kërcënime ndaj personave zyrtarë do të njoftojë të gjitha organet kompetente.
Komuna e Tetovës do të vazhdojë me zbatimin e ligjit me qëllim te vendosjes së rregullit në fushën e urbanizmit dhe në të gjitha fushat tjera në kompetencë të komunës, tha Flakran Pustina zedhenes i komunes se Tetoves

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *