Home / Sport / “Aromë” Botërori, gjigandët zbresin në fushë

“Aromë” Botërori, gjigandët zbresin në fushë

Kur kanë mbetur edhe 99 ditë nga Kupa e Botës, kombëtaret pjesëmarrëse do të luajnë sot ndeshjet e fundit miqësore në prag të “provimit” të vërtetë.

Miqësorja e luksit është ajo që do të luhet në “Allianz Arena” midis Gjermanisë dhe Argjentinës së Maradonës. Të dy fitueset e Kupës së Botës në të kaluarën (Gjermania 3 herë, Argjentina 2 herë) do të zbresin në fushë me formacione eksperimentale, për të provuar elementë të rinj që mund të bëhen pjesë e listave përkatëse në Afrikën e Jugut.

Franca do të presë Spanjën (Kampione e Europës në fuqi) në një tjetër përballje mes gjigandësh. Portugalia do të luajë përballë Kinës, kurse kampionët e saposhpallur të Afrikës, Egjipti, do të sfidojë Anglinë e Fabio Kapelos. Sllovenia do të luajë me Katarin, ndërkohë që Hollanda dhe SHBA-ja gjejnë njëra-tjetrën në provën e fundit para Botërorit.

Në ndeshjet e tjera, Italia do përballet me Kamerunin, Zvicra me Uruguajin, organizatorët e Kupës së Botës, Afrika e Jugut, do të luajë me Namibinë, kurse Algjeria do të presë Serbinë. Bosnjë-Ganë do të jetë një tjetër miqësore Botërori, kurse Sllovakia do të presë Norvegjinë.

Greqi-Senegal dhe Bregu i Fildishtë-Kore e Jugut janë sfidat e tjera miqësore me protagonistë ekipe që do marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *