Home / Sport / ARSENAL-BARCELONA 2-2,INTERI MUNDI CSKA-në

ARSENAL-BARCELONA 2-2,INTERI MUNDI CSKA-në

Arsenali dhe Barcelona luajtën baraz 2-2 në ndeshjen më interesante të mbrëmjes në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Interi arriti të marrë rezultat pozitiv përballë CSKA Moskës.

Kampionët aktual të kontinentit të vjetër, Barcelona që në fillim krijuan presion të madh para portës së Arsenalit, mirëpo portieri Almunia ishte në nivel të detyrës dhe pjesa e parë u mbyll pa gola. Në start të pjesës së dytë, Ylatan Ibrahimoviç me një lobim fantastik solli Barcelonën në epërsi, ndërsa i njëjti futbollist 13-të minuta më vonë shënoi për 2-0. Këtu u duk se mysafirët do të marrin fitore të lehtë, mirëpo ashtu nuk mendonin vendasit të cilët zbutën rezultatin përmes Volkotit në minutën e 69-të të takimit. Rezultati përfundimtar i takimit Arsenal-Barcelona 2-2 u vendos në minutën e 85-të, kur Fabregas ishte i saktë nga penaltia, pasi paraprakisht Pujol shkaktoi penalti dhe u largua nga loja me karton të kuq.
Në ndeshjen tjetër Interi u mundua shumë kundër skuadrës moskovite CSKA, mirëpo në fund me golin e Militos të shënuar në minutën e 65-të arriti të marrë epërsi minimale para ndeshjes së kthimit që në program është pas një jave.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *