Home / Sport / Arsenali, ikën Vengeri vjen Guardiola?

Arsenali, ikën Vengeri vjen Guardiola?

Mediat britanike raportojnë se trajneri aktual i Barcelonës, Pep Guardiola, mund të jetë zëvendësuesi ideali i Arsen Vengerit, kur ky i fundit të lërë stolin e “Topçinjve” vitin tjetër.

Arsen Venger do të lërë drejtimin e londinezëve në fund të sezonit të ardhshëm, kur i përfundon kontrata. Sipas të përditshmes “Daily Mail”, pasardhësi i teknikut francez është Pep Guardiola. Drejtuesi i stolit katalanas tërhiqet nga ideja e të punuarit në kampionatin anglez dhe së fundi thuhet se bisedimet joformale mes palëve kanë filluar.

Gjithashtu, gazeta citon një burim nga Arsenali, sipas të cilit drejtuesit e klubit nga Londra veriore prej kohësh e pëlqejnë teknikun aktual të Barcelonës. “Emri i Guardiolës është përmendur vazhdimisht sa herë është diskutuar për trajnerin e ri. Drejtuesit e pëlqejnë mënyrën se si Barcelona luan nën drejtimin e tij dhe mënyrën se si ai drejton grupin e lojtarëve”, raporton “Daily Mail”, duke cituar burimin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *