Home / Lajme / Maqedoni / Bajrami “harroi” UÇK-në!

Bajrami “harroi” UÇK-në!

22 mars-
Në një konferencë shtypi gjatë ditës së diel, Bajrami nuk ka pranuar t’i përgjigjet “Lajm”-it, me arsyetimin se kjo është pyetje jashtë temës. Ndërkaq, në këtë konferencë Bajrami bëri të ditur se disa institucione shtetërore që nga muaji i ardhshëm do të punojnë të shtunën e parë të muajit.

Ministri i punës dhe politikës sociale, Xhelal Bajrami, i cili premtoi zgjidhje të statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së në vitin 2009, edhe pas tre muaj ai vazhdon të heshtë. Edhe pse në një mbledhje të këshillit më të gjerë të BDI-së, Fazli Veliu ia tërhoqi vërejtjen Bajramit se nuk po arrin të zgjidhë statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së, ai përsëri refuzoi të jep përgjigje për këtë çështje.

Në një konferencë shtypi gjatë ditës së diel, Bajrami nuk ka pranuar t’i përgjigjet “Lajm”-it, me arsyetimin se kjo është pyetje jashtë temës. Ndërkaq, në këtë konferencë Bajrami bëri të ditur se disa institucione shtetërore që nga muaji i ardhshëm do të punojnë të shtunën e parë të muajit.

“Ky vendim u soll nga fakti se një pjesë e madhe e qytetarëve të punësuar janë të detyruar që të mungojnë në punë për t’i kryer nevojat e tyre lidhur me nxjerrjen e dokumenteve, parashtrimin e kërkesave për realizimin e ndonjë të drejte dhe ngjashëm. Andaj menduam që punët do të lehtësohen nëse institucione të caktuara punojnë gjatë të shtunës së parë të muajit”, tha Bajrami.

Ai shtoi se institucionet që do të punojnë të shtunën e parë të muajit të ardhshëm janë Ministria e Bujqësisë, Drejtoria e të Hyrave Publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra për Punë Sociale si dhe Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë. Të punësuarit do të marrin të njëjtën pagë ngase ata që e punojnë ditën e shtunë do të pushojnë ditën e hënë.

Bajrami premton ndihmë për familjen Ibrahimi

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, të dielën vizitoi familjen e Mitat Ibrahimit 8 vjeçar nga fshati Konjare e Mesme nga rrethina e Shkupit, i cili është zhdukur të premten, me ç’rast iu premtoi ndihmë familjarëve.

Sipas rrëfimeve të familjarëve, djali për herë të fundit është parë në shtëpi pas kthimit të tij nga shkolla rreth orës 17. Ndërkaq, familjarët i bëjnë apel qytetarët që në rast se shohin Mitatin, ta lajmërojnë në polici.

Ata thonë se fëmija 8 vjeçar ka qenë i veshur me pantallona blu dhe bluzë ngjyrë gjelbër. /lajmpress/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *