Home / Lajme / Maqedoni / Bajrush Sejdiu dënohet me pesë vjet burg

Bajrush Sejdiu dënohet me pesë vjet burg

25 mars-
Në këtë proces gjyqësor, përveç Sejdiut janë akuzuar edhe 32 persona. Bashkëpunëtorët e afërt të Bajrush Sejdiut – Remzi Ramadani dhe Naim Seferi janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg. Njëri nga personat e akuzuar është liruar nga përgjegjësia.

Gjykata Themelore Shkup sot “bosit të duhanit” nga Kumanova Bajrush Sejdiut i shqiptoi dënim me burg prej pesë viteve, në të cilat do t’i llogaritet edhe paraburgimi. Sejdiu ngarkohet për involvim në krim, për shkeljen e të drejtave autoriale, për shkeljen e ligjit për akciza, ndërsa duhet të kthejë edhe rreth 25 mijë euro.

Në këtë proces gjyqësor, përveç Sejdiut janë akuzuar edhe 32 persona. Bashkëpunëtorët e afërt të Bajrush Sejdiut – Remzi Ramadani dhe Naim Seferi janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg. Njëri nga personat e akuzuar është liruar nga përgjegjësia.

Bajrush Sejdiu dhe bashkëpunëtorët e tij, sipas aktakuzës, në periudhë disa vjeçare kanë falsifikuar cigare nga brende të ndryshme.

Të akuzuarit do të duhet ta mbulojnë tërë shumën, me të cilën është dëmtuar shteti. Në lidhje me akcizat, nëse nuk kanë para, do t’u konfiskohet pronë.

Mbrojtja e të akuzuarve e pakënaqur me aktvendimin, paralajmëroi ankesë deri te Gjykata e Apelit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *