Home / Sport / Barça, hapi fals është i ndaluar

Barça, hapi fals është i ndaluar

Në “Kamp Nou” katalanasit do kërkojnë kualifikimin përballë Shtutgartit. Ndeshja e parë në Gjermani ka përfunduar në barazim 1-1.

Një barazim pa gola do të ishte i mjaftueshëm që skuadra e Pep Guardiolës të siguronte një vend në çerekfinale. Por paralajmërimi që vjen nga eliminimi i Realit javën e parë, detyron spanjollët të mos rrezikojnë. Pra, duhet fitorja, për të mbyllur çështjen e kualifikimit pa surpriza të pakëndshme.

Këtë e theksoi trajneri blaugrana, Guardiola, në konferencën e djeshme për shtyp. “Kjo është një veprimtari e vështirë dhe jemi të paralajmëruar. Nëse zbresim në fushë me idenë se e kemi të sigurt kualifikimin, atëherë do ta pësojmë si Reali”, pohoi numri një i stolit katalanas.

Barcelona – Shtutgart (1 – 1), formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3): Valdes; D.Alvesh, Pujol, Pike, Maksuell; Ksavi, Buske, Iniesta; Mesi, Ibrahimoviç, Henri. Trajner: Guardiola

Shtutgart (4-4-2): Lehman; Selozi, Taski, Delpier, Molinaro; Trask, Kedira, Gebhart, Hleb; Kakau, Pogrebjnak. Trajner: Gros

Gjyqtar: A. Hamer (Luksemburg)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *