Home / Sport / BARCELONA DHE BORDO NË ÇEREKFINALE TË LIGËS SË KAMPIONËVE

BARCELONA DHE BORDO NË ÇEREKFINALE TË LIGËS SË KAMPIONËVE

Barcelona dhe Bordo janë skuadrat e fundit që kanë siguruar kualifikim në ¼ e finales së Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan Shtutgardin gjegjësisht Olimpiakosin.

Kampionët aktual të Europës, Barcelona në “Kamp Nou” demoluan Shtutgardin, duke e mundur 4:0. Katalanasit kaluan në epërsi në minutën e 13-të me golin fantastik të Lionel Messit, ndërsa në minutën e 22-të pas një aksioni të përkryer, me assist të Jaja Tures, Pedro shënoi për 2:0. Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi të dominojë, ndërsa pas disa rasteve të humbura, në minutën e 60-të Messi rriti epërsinë në 3:0 me golin e tij të dytë në këtë takim. Rezultatin përfundimtar Barcelona – Shtutgardi 4:0 e vendosi Kërkiç një minutë para fundit të takimit. Kampionët e Spanjës kalojnë me tej me rezultat të përgjithshëm 5:1, pasi ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Gjermani përfundoi baraz 1:1. Në takimin tjetër të mbrëmjes, Bordo fitoi 2:1 përballë ekipit grek Olimpiakos. Kampionët e Francës pasi morën rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kur fituan 1:0, në takimin kthyes hyrën pa ngarkesë psikologjike, si rezultat i së cilës avansuan që në minutën e 5-të me golin e Gurgufit. Miqtë barazuan në 1:1 në minutën e 65-të përmes Mitrogllut, mirëpo Bordo deri në fund të takimit arriti të marrë fitoren, me golin e shënuar nga Shamak në minutën e 88-të.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *