Home / Sport / Barcelona hedh sytë nga David Vila

Barcelona hedh sytë nga David Vila

Me sa duket, sulmuesi spanjoll i Valencias, David Vila, do të jetë një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e verës.

Mediat spanjolle spekullojnë se objektivi i vërtetë i katalanasve në merkaton e qershorit është golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll (17 gola, aq sa ka edhe Leo Mesi), David Vila. Barcelona është klubi i katërt që përmendet si destinacioni i mundshëm i bomberit, pas Çelsit, Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit.

E përditshmja sportive spanjolle “Sport” shkruan se Vila do ishte zëvendësuesi ideal i Ibrahimoviçit dhe mund të mbulojë dy pozicione: mesfushorin e majtë të avancuar dhe sulmuesin e mirëfilltë. Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i tij në “Mestaja”, duke parë gjendjen e rënduar financiare të klubit spanjoll.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *