Home / Lajme / Maqedoni / Bashkimi Demokratik Kombëtar kërkon debat për federalizimin e Maqedonisë

Bashkimi Demokratik Kombëtar kërkon debat për federalizimin e Maqedonisë

3 mars

“Në këtë tryezë duhet të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike shqiptare, përfaqësues të bashkësive fetare dhe sektorit joqeveritar, ku do të diskutonim për argumentet rreth federalizimit të Maqedonisë, si e vetmja mënyrë që shqiptarët përfundimisht të mund të jen zot të vetvetes në këto troje, si në planin, politik, ekonomik ashtu edhe kulturor. Në të kundërtën edhe më tej do të ballafaqohemi me projekte njënacionale, siç janë projektet e lartpërmendura, ku shqiptarët do të vazhdonin të bënin sehir, derisa bëhet maqedonizimi i gjithçkaje në këtë shtet”, thuhet në kumtesë.

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK), në mbledhjen e fundit, ka diskutuar rreth çështjeve aktuale në Maqedoni, të cilat i tangojnë shqiptarët, me theks të veçantë shpërngulja e shqiptarëve të rajonit të Likovës dhe Kumanovës drejt vendeve perëndimore, projektit “Shkupi 2014”, si dhe refuzimit të Ministrisë së Arsimit për tërheqjen e vendimit për mësimi i maqedonishtes nga filloristët shqiptarë që nga klasa e parë, thuhet në një kumtesë të BDK-së.

Po ashtu kjo parti ka konstatuar se të gjitha këto, ashtu siç ishte para do kohe edhe enciklopedia maqedonase, janë pjesë e strategjisë antishqiptare, me të cilën politika maqedonase synon të ndërtojë shtetin kombëtar maqedonas, ku shqiptarët do të mbeteshin me statusin e pakicës, apo bashkësisë joshumicë siç trajtohemi me kushtetutën aktuale.

Prandaj, BDK-ja vendosi të dilet me konstatimin se së shpejti duhet të organizohet një tryezë kombëtare, ku do të debatohej për ndryshimet kushtetuese që do të çonin drejt federalizimit të shtetit, përkatësisht të argumentohej nevoja e federalizimit të Maqedonisë dhe kufijtë e njësisë federale shqiptare në Maqedoni, si e vetmja mundësi që juridikisht shqiptarët të mund të sigurojnë barazi të plotë me maqedonasit.

“Në këtë tryezë duhet të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike shqiptare, përfaqësues të bashkësive fetare dhe sektorit joqeveritar, ku do të diskutonim për argumentet rreth federalizimit të Maqedonisë, si e vetmja mënyrë që shqiptarët përfundimisht të mund të jen zot të vetvetes në këto troje, si në planin, politik, ekonomik ashtu edhe kulturor.

Në të kundërtën edhe më tej do të ballafaqohemi me projekte njënacionale, siç janë projektet e lartpërmendura, ku shqiptarët do të vazhdonin të bënin sehir, derisa bëhet maqedonizimi i gjithçkaje në këtë shtet”, thuhet në kumtesë.

Për aktualizimin e federalizimit të Maqedonisë, BDK-ja kërkon edhe përkrahjen e mediave dhe intelektualëve shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *