Home / Sport / Bayerni dhe Arsenali ne cerekfinale

Bayerni dhe Arsenali ne cerekfinale

Megjithe humbjen 3-2 ne Itali ndaj Fiorentines ne ndeshjen e kthimit per raundin e pare te eliminatoreve te Champions League, gjermanet e Bajern Mynih siguruan kualifikimin per ne cerekfinalet e kompeticionit, fale fitores 2-1 te dy javeve me pare ne “Alianz Arena”. Arsenali ne Londer demoloi Porten, duke e mundur me rezultatin e thelle 5-0.

Sfida ka nisur vrullshem per skuadren e Fiorentines. Italianet kaluan ne avantazh ne minuten e 28 me ane te Vargas, i cili perfitoi nga nje grushtim i gabuar i portierit te Bajern But.

Rastin me te mire per te barazpeshuar rezultatin ne pjesen e pare te takimit e kishte Roben. Holandezi, i harruar nga mbrojtja italiane, u shfaq perballe portierit Frei, por gjuajtja e tij devijohet lehte prej mbrojtesit ekstrem francez, aq sa per te mjaftuar qe topi te mos perfundonte ne rrjete.

Me nisjen e pjeses se dyte Fiorentina hidhet serish ne sulm per te kerkuar golin e sigurise. Rezultatet nuk vonojne, ne minuten e 54 malazezi Stevan Jovetic gjen per here te dyte rrjeten e gjermaneve, pas nje asisti marre prej sulmuesit Xhilardino.

Vetem 6 minuta nga goli i skuadres se Prandelit, mesfushori i Bajern, Mark Van Bomel me nje gjuajtje nga larg shenon golin e pare per skuadren e tij, duke cuar ndeshjen ne 2-1, rezultat ky qe conte ne kohe shtese supersfiden.

Por kater minuta me vone Jovetic shenon golin e dyte personal dhe te tretin per skuadren e tij. Kualifikimi i Fiorentines zgjati vetem per 60 sekonda, pasi nje supergol i holandezit tjeter te Bajern, Arjen Roben con rezultatin ne 3-2, qe perkthehej ne kualifikim per gjermanet.

Ne minutat e mbetura te takimit, megjithe perpjekjet e Fiorentines, rezultati nuk ndryshoi, Bajern vazhdon rrugetimin e tij ne cerekfinalet e Champions League.

Ne ndeshjen tjeter anglezet e Arsenal shkaterruan ne Londer 5-0 Porton, duke zhvleresuar fitoren 2-1 te portugezeve ne ndeshjen e pare. Golat u shenuan nga Bendtner tre here, ne minutat e 9-te, 44-t dhe 90-te, Samir Nasri ne te 63-en dhe Eboue ne te 66-en.

Te merkuren luhen ndeshjet e tjera te Champions League, ku Milan niset ne “misionin e pamundur” ne Old Trafford per te permbysur humbjen e San Siros 2-3, ndersa Real Madrid do te kerkoje ne Bernabeo permbysjen e humbjes 1-0 ndaj francezeve te Lion.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *