Home / Sport / Bekam i shkruan Milanit: Fito Kampionatin!

Bekam i shkruan Milanit: Fito Kampionatin!

Pak ditë pas dëmtimit të pafat, Dejvid Bekam i dërgon një mesazh urimi atyre që ka lënë në Milano: stafit, lojtarëve dhe tifozëve të Milanit.

“Trajnerit dhe të gjithë miqve të mi dua t’u uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit dhe shpresoj që ta sjellin titullin në shtëpi”, shprehet mesfushori anglez në mesazhin e tij drejtuar kuqezinjve. Njoftimi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Milanit në internet, sipas të cilës, trajneri ia lexoi letrën skuadrës para stërvitjes së paradites së sotme.

“Gjithashtu, dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhënë pas ndeshjes me Kievon. U ndieva vërtet i emocionuar dhe e di që kam miq të mirë në këtë skuadër. Shpresoj të luaj sërish me ju dhe të jem pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm”, thuhet më tej në letrën e kampionit anglez.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *