Home / Sport / Bekam: Nuk jam nën presion për kthimin në “Old Trafford”

Bekam: Nuk jam nën presion për kthimin në “Old Trafford”

Bekam flet para sfidës së sontshme të Milanit, kur në ‘Old Traford’ takohet me ish-skuadrën e tij Manchester Junajtedin. Anglezi shprehet se nuk ndjen presion, por shton se është i lumtur për rastin që të luajë në stadiumin ku ka lënë shumë miq.

Ylli i Milanit, Dejvid Bekam, ka pohuar se nuk e ndjen aspak presionin në prag të rikthimit të tij në “Old Trafford” dhe atë si kundërshtar. “S’jam nervoz dhe nuk jam nën presion, madje ndjehem i lumtur që pas 7 vjetësh do të luaj në ‘Old Trafford’. Aty do të takoj shumë njerëz, të cilët më kanë përkrahur gjatë tërë atyre viteve kur kam luajtur për Mançester Junajted”, ka thënë Bekam, duke shtuar: “Gjithmonë kam ëndërruar të luaja për Mançesterin dhe kurrë s’kam besuar se një ditë do të luaja kundër kësaj skuadre”. Më pas, Bekam ka folur edhe për ndeshjen e kthimit Mançester Junajted-Milan, e cila luhet sonte. “Në ‘Old Trafford’ është gjithmonë e vështirë të luash dhe të fitosh, sidomos me një epërsi 2-0, siç kemi nevojë ne këtë herë. Por, nëse luajmë mirë dhe krijojmë raste, jemi të vetëdijshëm se kemi futbollistë të cilët dinë t’i realizojnë ato. E dimë se na pret një detyrë e vështirë, por në futboll asgjë s’është e pamundur”, ka përfunduar Bekam.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *