Home / Lajme / Maqedoni / Bekim Fazliu: Mos i ngatro hesapet, Blerim Bexheti.

Bekim Fazliu: Mos i ngatro hesapet, Blerim Bexheti.

25 mars-
I nderuar Blerim Bexheti, e kuptoj sikletin Tuaj se te Partise te ciles i takoni. Jeni ne gjendje te mjerueshme dhe mundoheni qe fajin ta hedhni dikund tjeter, mirepo e keni kote, se populli i di veprat e Tuaja ku ne cilesine e deputetit, Ju dhe bashkepartiaket e Juaj votuat Ligjet dhe projektet me antishqiptere ne historine e Shqiptereve te Maqedonise, duke filluar nga Ligji per natalitet, Enciklopedia maqedonase, imponimi i mesimit te maqedonishtes nga klasa e pare per femijet Shqiptere, e derri te projekti “Shkupi 2014”!

Ish kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Fazliu reagoi ndaj deklaratës së kryetarit aktual të Sarajit, Blerim Bexhetit.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e ndaj deklarates se Blerim Bexhetit:

Mos i ngatro hesapet, Blerim Bexheti..!

Një ndër figurat më të shquara të historisë së njerzimit, Albert Ainshatajn me një rast do të shprehet : “Dy gjëra janë të pakufishme. Gjithësia dhe injoranca njerëzore. Për këtë të parën nuk jam i sigurt, ndërsa kjo e dyta e dyta më mirë ilustrohet përmes reagimit të djeshëm të Kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.! Edhe pse nuk e kisha ndërmend të polemizoj me njerëz të tillë, mirpo për hir të së vërtetës, Jam i detyruar që paraqes faktet dhe argumentet, edhe pse ato jaë të njohura për banorët e omunës së Sarajit. Në pamundesi te ballafaqimit me realitetin dhe me fakte, sherbimi per informim i komunes se Sarajit dhe Blerim Bexheti reagojne, por, jo me fakte ndaj shqetsimeve te deges se PDSH-se Saraj dhe qytetareve, por me akuza, shpifje, genjeshtra dhe duke ngateruar hesapet, sic thote populli ndaj meje si ish kryetar komune. Per te qene korrekt, Une, jam i gatshem te ballafaqohem me fakte me zotriun në fjalë në cilindo medium në gjuhën shqipe. Sa per informim , te nderuar une kam qene kryetar komune 2 vite gjegjësisht në periudhën nga 14 janari i vitit 2007, dita kur u mbajten zgjedhjet lokale te parakohshme aso kohe ne Saraj, e deri me 22 mars 2009 dita e zgjedhjeve te rregullta lokale ne RM ku prej kesaj date mandatin per kryetar komune e morri Blerim Bexheti dhe BDI. Tani jane bere 1 vit nga udheheqja me komunen e Sarajit, Blerim Bexheti dhe BDI në rafshin lokal janë në pushtet sa gjysma e periudhës që isha në në këtë post.

Pë hir të së vërtetës, Une do ti pershkruaj një pjese te projekteve qe kemi realizuar gjate mandatit sa isha në cilësinë e kryetarit të Komunës dhe ftoj qe te reagojne me fakte, nese nuk eshte ashtu sic do ty pershkruaj une per realizimin e ketyre projekteve. Gjate mandatit tim si kryetar komune dhe te PDSH-se(janar 2007-mars 2009), ne komunen e Sarajit jane investuar projekte te shumta ne gjitha sferat e jetes me cka kemi ndikuar dukshëm ne permirsimin e kushteve të jetesës së banorëve të Sarajit. Edhe pse nuk mund te vendosim paralele ne mes punes sime si Kryetar komune dhe Juve si Kryetar komune, per shkak te dallimeve evidente, megjithate, per hir te opinionit dhe se vertetes qe mos mundoheni ta “Mshehni Diellin me shoshe”, do ti paraqes projektet e realizuara gjate mandatit tim si kryetar komune dhe te PDSH-se.

Realizuam projektet ne sferen e investimeve kapitale edhe ate:

-Shtruam mbi 30 km rruge me asfalt (rruga Saraj Arnaqi e eperme;

Kondove-Sullare Poshtme, -Rashce 2 km jane ndertuar mbi 30 km rrugica neper vendbanime te ndryshme me bekaton pllaka, ku shuma totale per investime neper rruge dhe trotuare ka qene mbi 1milion euro, eshte ndertuar ura Shishove- Gllumovë ne vlere mbi 250.000 Euro.

Kemi realizuar investime ne kanalizeme fekale edhe ate, ne Kondove 500 mije euro, ne Svillare te Poshtme 100.000 euro, Gercec 120.000 euro, Saraj dhe Lubin mbi 50.000 euro. Hartam projkte per cdo vendbanim te Komunse se Sarajit dhe arritem te sigurojme mjete ne vlere mbi 1.000.000 Euro nga pushetti qendror, per realizimin e te njejtave projekte.

Ndersa me ardhjen Tuaj ne krye te komunes, per shkak te mos respektimit te afateve per fillimin e punes (duke humbur kohe se kush do ta merr tenderin per realizimin e ketij projekti), ministri i yt Janakievski, i terhek mjetet dhe sot kane mbetur pa u rrealizuar projektet per keto vendbanime.

Blerim Bexheti sa per informim, investimet tona kapitale nuk perfunduan ketu, por vazhduam me investime ne rjetin e ujesjellesit duke finalizuar punimet e ujesjellesit ne: Kopanice, Krushopek dhe LLoke si dhe rrjeti primar i ujesjellsit ne Bukoviq dhe Llaskarce ne vlere mbi 500.000 Euro dhe filloi realizimi i ujesjellesit ne Svillare te eperme. Ne sferen e Arsimit, per here te pare investohen mbi 500.000 Euro ne renovimin e 21 objekteve shkollore, perpilohet strategjia per zhvillim te arsimit, orxhet e arsimit te akumuluara me vite te tera, arritem ti shlyejme te gjitha, dhe ne fund te mandatit shkollat e Sarajit.

Ne sferen e ekologjise hartuam planin aksional per mbrojtje te ambientit jetesor, qe eshte dokument kyc per shfrytezimin e IPA fondeve dhe pastruam gjitha deponite e egra ne territorrin e komunes se Sarajit.Me projektet e parashukuara per ndertimin e kolektoreve per filtrimin e ujerave fekal komuna e Sarajit do behej nje nder komunat me ekologjike.

Ne sferen e urbanizmit per here te pare ne Saraj hartohet dhe sillet Plani detaj urbanistik per pjesen me atraktive te Sarajit, dhe ne marreveshje paraprake me UEJL, (per kete deshmojne strukturat udheheqese te UEJL-se) dhe ne bashkepunim me Ministrine e arsimit dhe Ministrine e transportit dhe lidhjeve gjate kohes se qeverisjes se Pdsh-se. Punet i beme Ne ndersa foografimin Ua lame juve, per shkak te merakut qe keni per tu fotografuar!

Poashtu, me Planin detaj urbanistik, u parapa ndertimi shkolles se mesme, dhe ndertimin e nje spitali si dhe zgjerum zonen ekonomike ku parashikum vende per investitore per biznese te ndryshme si dhe perpilum strategjine per zhvillim ekonomik lokal dhe strategjine per zhvillim socio ekonomik te komunes. Ne sferen e shendetesise, gjate qeverisjes se Pdsh-se, u ndertan ambulantat ne Radushe dhe Bojane si dhe u arrit marreveshje me Ministrine e punes dhe politikes sociale per ndertimin e cerdhes ne Saraj, e qe ju tani e promovoni si proekte Tuaja. Nuk ka dert, populli i di mire punet e cdokujt..!

Ku u mbeten premtimet se projektet rrjedhese qe ua lame do ti realizoni per tre muaj?! Ne vend se ti perfundoni projektet e filluara, Ju sot, si pasoje e keqmenaxhimit e keni veshtersuar edhe me shume jetesen e banoreve te Sarajit e kjo me se miri shihet nga gjendja e rrugeve Arnaqi e eperme – Bojane, gjendja e rruges per ne Svillare, rruga ne Krushopek e mos te flas per sferat tjera sepse as qe ka ndonji projekt! Se sa i “afte” Jeni si Kryetar komune, kjo me se miri shihet nga fakti se u bene nji muaj nga djegja e shkolles ne Sfillare te poshtme e nga ana Juaj as qe shifet se keni plan per zgjedhjen e ketij problemi. Mos flasim per gjendjen e mjerueshme ne te cilen ndodhen nxenesit e shkolles ne fshatin Bukoviq.

Sa i perket ceshtjes se selia e komunes ende ndodhet me qira dhe se Une per kete paskam faj, dua T’ju sqaroj me fakte se ne fillim te mandatit mandatit tim, Gjykata solli vendim gjyqesor, nga nje proces gjyqesor i filluar 6 vite me pare per objektin e komunes nga ana e kompanise EMO e Ohrit, ku sipas ati vendimit gjyqesor komuna duhej te paguan 300.000 Euro kesaj Kompanie, gje qe edhe u be ne afat per 90 dite.

Gjate udheheqjes se BDI se dhe te Blerim Bexhetit me komunen e Sarajit, kemi keto te te “arritura” edhe ate:

– largimi i te punesuarve dhe zevendesimin e tyre me militanta partiak te BDI-se, blerja e vetures ne kushte krize per nevojat e kryetarit komunes ne vlere prej jo me pak se 60.000 Euro, realizoi endrren e Gruevskit per vendosjen e shtizes se Flamurit ne hyrje te Sarajit..

I nderuar Blerim Bexheti, e kuptoj sikletin Tuaj se te Partise te ciles i takoni. Jeni ne gjendje te mjerueshme dhe mundoheni qe fajin ta hedhni dikund tjeter, mirepo e keni kote, se populli i di veprat e Tuaja ku ne cilesine e deputetit, Ju dhe bashkepartiaket e Juaj votuat Ligjet dhe projektet me antishqiptere ne historine e Shqiptereve te Maqedonise, duke filluar nga Ligji per natalitet, Enciklopedia maqedonase, imponimi i mesimit te maqedonishtes nga klasa e pare per femijet Shqiptere, e derri te projekti “Shkupi 2014″!

Per ne fund i nderuar Blerim Bexheti, Ju perkujtoj Juve dhe bashkepartiakeve Tuaj nje thenje te Abraham Lincolnit, e cila korespondon me Ju: ” Mundet të gënjesh disa nga njerëzit përreth, gjithë kohës. Është e mundur, nganjëherë, të gënjejsh të gjithë ata që ke përreth. Po, është e pamundur ti gënjejsh të gjithë e gjithmone! Sapienti sat !

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *