Home / Sport / Berlusconi: Leonardo duhet të qëndrojë

Berlusconi: Leonardo duhet të qëndrojë

26 mars-
“Balotelli? Nuk ekziston garë mes Interit dhe Milanit për të dhe nuk e njoh atë mirë. Kam thënë që ka një fytyrë të mirë, sidomos kur e vesh fanellën kuqezi”, u shpreh Berlusconi.

Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, ka folur për dëshirën e tij që Leonardo të mbetet në postin e trajnerit të Rossonerëve dhe gjithashtu ka mohuar spekulimet për një kalim të Mario Balotellit te Milani.

“Balotelli? Nuk ekziston garë mes Interit dhe Milanit për të dhe nuk e njoh atë mirë. Kam thënë që ka një fytyrë të mirë, sidomos kur e vesh fanellën kuqezi”, u shpreh Berlusconi.

Më pas ai komentoi për raportet që thoshin se Leonardo mund të largohet në fund të sezonit.

“Unë shpresoj se ai do të qëndrojë. Ndonjëherë ka mosmarrëveshje mes meje dhe tij, por nuk është logjike që t’i zbulojmë ato. Në dialogun tim me trajnerin unë gjithnjë e mbroj pozitën time dhe ai të tijën. Unë vuaj kur shoh se skuadra po pëson disfata, sepse unë jam njeriu që duhet të investojë”, deklaroi Berlusconi.

Mourinho nuk ia fal Balotellit

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, është parë duke dalë nxitimthi nga qendra stërvitore në Appiano Gentile, pasi bisedimet për paqe me trajnerin Jose Mourinho dështuan.

Balotelli është parë duke vrapuar nga qendra stërvitore kokulur në ora 11:40, përderisa pjesa tjetër e skuadrës përgatitej për sfidën ndaj Romës.

SuperMario nuk është ftuar përsëri nga Mourinho dhe është hera e pestë këtë sezon që Balotelli do të mungojë për shkaqe disiplinore.

Skuadra e Interit për takimin ndaj Romës:

Portierë: Francesco Toldo, Julio Cesar, Paolo Orlandoni.

Mbrojtës: Ivan Ramiro Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Maicon, Marco Materazzi, Walter Samuel, Cristian Chivu.

Mesfushorë: Dejan Stankovic, Ricardo Quaresma, Thiago Motta, Wesley Sneijder, Sulley Muntari, Mariga, Esteban Cambiasso.

Sulmues: Samuel Eto’o, Diego Milito, Goran Pandev, Marko Arnautovic.

Lippi rithekson: Interi nuk përfaqëson futbollin italian
Përzgjedhësi i Italisë, Marcello Lippi, ka vazhduar me avazin e vjetër duke thënë përsëri se Interi nuk është fytyra e futbollit italian.

Lippi, i cili javë më parë tha se Interi nuk është klub italian, nuk ndryshon qëndrim. Fituesi i Kupës së Botës preferon ekipe me baraspeshë të lojtarëve vendorë, me një trajner italian në mënyrë që të reflektohet imazhi i Serie A. Ndërsa Interi nuk i plotëson ‘këto kritere’.

“Ne vazhdojmë ta gjykojmë futbollin italian me anë të Interit, që është ekip i mrekullueshëm, por që nuk po luan futboll italian sepse nuk ka italianë”.

“Futbolli italian përbëhet nga lojtarët dhe trajnerët italianë. Interi është ekip i mirë, por nuk mund ta bazojmë futbollin italian tek ata”, deklaroi Lippi për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *