Home / Lajme / Maqedoni / Bexhet Muslija kundër “Google” në Strasburg

Bexhet Muslija kundër “Google” në Strasburg

26 mars-
Ai ka paraqitur një ankesë para Gjykatës në Strasburg, në të cilën pretendon se gjykatat maqedonase e dënuan padrejtësisht, dhe si kompensimin kërkon kthimin e domenit “google.com.mk” dhe t’i paguajnë kompensim prej 100 mijë euro dhe plus kamata.

Bexhet Muslija – Benny, pronar i “ArdhmeriaNET” dhe njëkohësisht themeluesi i portalit informativ “Zhurnal”, të cilin “Google” e ka paditur për vjedhje të markës tregtare, beson se është i pafajshëm, dhe vazhdon të kërkojë drejtësi në Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, shkruan gazeta “Dnevnik” në numrin e sotëm.

Ai ka paraqitur një ankesë para Gjykatës në Strasburg, në të cilën pretendon se gjykatat maqedonase e dënuan padrejtësisht, dhe si kompensimin kërkon kthimin e domenit “google.com.mk” dhe t’i paguajnë kompensim prej 100 mijë euro dhe plus kamata.

Avokatja e tij, Mirjana Markovska, në ankesë e parashtruar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, thekson se gjatë procesit gjyqësor dhe vendimit në gjykatat maqedonase ekziston shkelje e nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe të Lirive të Njeriut, e cila përcakton të drejtën për gjykim të paanshëm.

Muslija është dënuar në vitin 2007 për përdorim të paautorizuar të markës “Google” për regjistrimin e domenit të internetit, për të cilën është dashur të paguajë një gjobë prej një mijë euro.

”Rasti im është një precedent. Gjykata nuk na lejoi të bëjmë ekspertizën e faqes dhe as nuk pranoi dëshmi më të rëndësishme.

Ka shembuj të shumtë janë regjistruar domene të njohura në disa vende, ku më pas janë shitur. Unë nuk e kuptoj pse rregullat e tilla vlejnë për vendet e tjera në botë, e jo në Maqedoni. Dhe për këtë jam dënuar padrejtësisht, dhe si një kompani jemi dëmtuar vetëm për të mbrojtur interesi i një firme më të mëdha të huaj”, ka thënë Muslija, duke shtuar se në tërë botën ka shtëpi brokerimi që shesin domene, ku një arin çmim prej 300 mijë euro.

Përfaqësuesi juridik i “Google”-it në Maqedoni, Valentin Pepeljugoski, i ka bërë thirrje Muslijës që së pari të paguajë gjobën prej një mijë euro, dhe më pas të parashtrojë ankesë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Ai e ka humbur kontestin para gjykatave maqedonase para tre vjetësh dhe ende nuk i ka paguar shpenzimet”, tha Pepeljugoski. Muslija përgjigjet se ai e ka regjistruar domenin për të cilin është dënuar qysh në vitit 2004, dhe atëherë “Google” ende e kishte të regjistruar markën tregtare në Maqedoni.

”Domeni është pjesë e pronësisë industriale. Është e rëndësishme që nuk e përdorëm platformën e “Google”, përkatësisht nuk kemi qenë kërkues, por vetëm e kemi regjistruar domenin.

Nëse do ta përdornim platformëm, atëherë do të ishte mashtrim”, tha Muslija.

Sipas Pepeljugoskit, tashmë dhjetë vjet Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kundërshton ankesat e tilla lidhur me kontestet të ngjashëm si ky me Muslijën. Gjykata Shkupi 1 në vitin 2007 e ka revokuar regjistrimin e “google.com.mk” në pronësi të “Ardhmeria Internet Solution”, pronar dhe menaxher i së cilës është Muslija, dhe kompanisë i ka ndaluar regjistrimin e domenit të ri për një periudhë prej tre vjetësh. Menjëherë pastaj Pepeljugovski e regjistron të njëjtin domen në emrin “Google”.

Ky vendim gjyqësor është sjell në përputhje me Rregullat për përdorimin e subdomain të lartë “mk” në subdomenin maqedonas “MARNet”.

Në Rregullore thuhet se përdoruesi i domenit nuk mund të shesë apo të ndërmarrë ndonjë punë lidhur me domenin nëse këtë e bën të përfituar financiarisht, materialisht apo përfitime të tjera. Muslija u shpall fajtor në bazë të këtij neni për shkak se ka dëshiruar që domenin t’ia shesh “Google”-s.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për 50 mijë euro. Në zyrën ligjore “Markovska dhe Adrevski”, që e përfaqëson Muslijën, vlerësojnë se në këtë rast janë shkelur dy parime themelore në kontestet në fushën e pronësisë industriale. ”Parimet bazë që funksionojnë në të drejtën e pronësisë industriale është: ‘i pari i arritur, i pari shërbehet’, dhe parimi që palët e kontestit të përpiqen të arrijnë marrëveshje para se fillojë procedura gjyqësore.

Kompania e Bexhet Muslijës ‘Ardhmeria Internet Solution’ e para e ka regjistruar domenin ‘google.com.mk’, ndërsa përfaqësues juridik i ‘Google’ nuk pranoi të arrijë zgjidhje miqësore”, thonë avokatët e Muslijës.

”Unë e kam regjistruar ligjërisht domenin te ‘MARNet’, sipas të gjitha rregullave dhe rregulloreve, kam paguar për këtë dhe e kamë mirëmbajtur internet faqen. Në qoftë se ‘Google’ është një markë e vërtetë, atëherë është dashur të vijnë dhe të flasin me mua për t’u marr vesh. Por, unë jam i dënuar padrejtësisht”, tha Muslija.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *