Home / Lajme / Rajon / Bora mbuloi disa komuna në veri të Shqipërisëi

Bora mbuloi disa komuna në veri të Shqipërisëi

6 mars
Në rrethin e Mirditës bora ka izoluar komunat e thella, ndërsa brenda në qytet trashësia arrin në 5- 10 cm. Janë të bllokuara komuna e Fanit, Selitës. Akset nacionale Kurbnesh- Lurë, Kurbnesh- Rrëshën,
Rrëshen- Kukës, kalohen vetëm me zinxhirë, ndërsa te Ura e Fanit policia ka ngritur postbllok për të mos lejuar automjetet.
Në komunën Orosh, dy fshatra rrezikohen për shkak të rrëshqitjes së dheut

TIRANE- Reshjet e dendura të bores që kanë rënë gjatë natës kane veshtiresuar situaten ne veri dhe verilindje te Shqiperise. Në Dibër, Kukës, Mirditë dhe Pukë komunat e thella janë të izoluara nga boral. Akset nacionale të kalueshme por me zinxhirë.

Ne Dibër i gjithë qarku është i përfshirë nga bora, trashësia e së cilës arrin në 40 cm. Banorët e disa komunave janë të izoluar nga bora. Të izoluar janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës, ndërsa në Selishtë janë të bllokuar disa fshatra.

Mësohet se nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve në aksin kombëtar Peshkopi- Burrel, ndërsa akset rurale kanë probleme. Aksi Peshkopi- Qafë Buall kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Në qytetin e Bulqizës trashësia e borës arrin në 30 cm.

Në rrethin e Pukës, probleme vërehen në zonat e thella malore. Në Qafën e Malit trashësia e borës ka arritur në 25 cm dhe segmenti Qafë Mali- Fierzë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Me zinxhirë janë të kalueshme dhe akset Fushë Arrëz- Kukës, Fushë Arrëz- Mirditë, ndërsa kalohet me vështirësi aksi Lufë- Pukë. Komunat Iballë, dhe Bardhet, janë të bllokuara nga bora.

Në Kukës trashësia e borës në qytet është e vogël, 6- 7 cm ndërsa në zonat e thella malore arrin në 40 cm. Të bllokuara janë komunat Grykë Qaj, Arren, Zapod, Topojan, Shishtavec, Umnisht.

Në rrethin e Hasit të bllokuara janë komunat Golaj, Gjinaj.

Në Tropojë janë izoluar komunat Markgegaj dhe Lekbibaj. NEWS24 informon se janë të kalueshme por vetëm me zinxhirë akset kombëtare Kukes-Peshkopi, Kukës- Shishtavec, Kukës-Bushtricë. Në këto akse ka probleme pasi bora i bllokon shpesh. Problem dhe formimi i akullit në rrugë.

Lëvizja në aksin nacional Kukës-Shumri- Qafe Shllak – Qafe Mali është i vështirë për shkak të shtresave të akullit trashësia e të cilës kalon 30 cm.

Në rrethin e Mirditës bora ka izoluar komunat e thella, ndërsa brenda në qytet trashësia arrin në 5- 10 cm. Janë të bllokuara komuna e Fanit, Selitës. Akset nacionale Kurbnesh- Lurë, Kurbnesh- Rrëshën,
Rrëshen- Kukës, kalohen vetëm me zinxhirë, ndërsa te Ura e Fanit policia ka ngritur postbllok për të mos lejuar automjetet.
Në komunën Orosh, dy fshatra rrezikohen për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Në fshatin Konaj 3 banesa janë bërë të pabanueshme për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe komisioni i emergjencave civile ka evakuar banorët. Ndërsa në fshatin Blinisht rrëshqitja masive e tokës rrezikon 2 familje.
(s.g/balkanWeb)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *