Home / Sport / Botërori, ja kombëtarja e “të përjashtuarve”

Botërori, ja kombëtarja e “të përjashtuarve”

Mund të mbeten jashtë për shkak të zgjedhjeve personale apo të trajnerëve; për shkak dëmtimesh apo skandalesh sentimentale: kjo mund të jetë kombëtarja e “të përjashtuarve” nga Botërori.

Një formacion që pa frikë mund të ishte në gjendje të fitonte Kupën e Botës pa më të voglën vështirësi. Nga portierët deri te sulmi, ja 11-shja që mund të mbetet pa Botëror: Frei, Zaneti, Pepe, Nesta, Brixh, Ambrozini, Diego, Ronaldinjo, Pato, Baloteli, Kuranji. Kurse në stol përfshihen Dida, Kol, Vieira, Sedorf, Rikelme, Trezege, Raul, Del Piero dhe Kasano.

Pra, lamtumira Afrikës së Jugut mund t’i jepet për arsye nga më të ndryshmet: dëmtime (dëmtim i ligamentit për Pepen, frakturë në kavilje për Xho Kol, për të cilin gjithsesi nuk janë humbur shpresat përfundimisht); zgjedhje teknike të trajnerëve (Zaneti, Diego, Ronaldinjo, Pato); zgjedhje të detyruara (Brixh pas skandalit me Terrin); zgjedhje personale (Nesta); lamtumira pak a shumë të pranuara (Dida).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *