Home / Sport / Cana zverdhet dhe asiston në fitoren bindëse ndaj Boltonit

Cana zverdhet dhe asiston në fitoren bindëse ndaj Boltonit

Sunderland arrin të fitojë pas një kohe të gjatë, duke e mundur Boltonin 4-0. Cana luajti 90-të minuta shumë të mira, ndërsa në minutën e parë të takimit ishte assistues i golit të epërsisë.

Lorik Cana, futbollist nga Kosova, me Sunderlandin shkëlqyen me lojë dhe rezultat, duke i shkaktuar debakël me rezultat 4:0 skuadrës së Boltonit, në ndeshjen e javës së 29-të të premierligës në futboll. Në minutën e parë të takimit, Sunderlandi shënoi golin e epërsisë. Trimi i ndeshjes, Lorik Cana në mënyrë fenomenale ka asistuar në drejtim të Campbell, i cili nuk fali portierin e Boltonit dhe rezultati 1:0. Në vazhdim të ndeshjes, Bent ka qenë njëri nga futbollistët më të shquar në lojë me tri gola të tija të shënuar në portën e skuadrës së Boltonit. Bent shënoi golat në minutën e 64′, 74′-nga penalltia dhe 88′. Cana luajti 90 minuta, duke mrekulluar me lojë, por është ndëshkuar më karton të verdhë në minutën e 30-të. Sunderlandi kalon në vendin e 13-të me 30 pikë, ndërsa Boltoni bie i 14-ti me 29 pikë. Këto tri pikë janë të mirëseardhura për Sunderlandin në luftë për mbijetesë në ligë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *