Home / Sport / Cana:Bent është yll

Cana:Bent është yll

Lorik Cana beson se Darren Bent është në gjendje të bëhet lojtar me klasë botërore. Përfaqësuesi anglez mbetet në vendin e dytë pas Wayne Rooney, në listën e golashënuesve më të mirë të Premierligës këtë sezon.

Ai nuk mundi ta gjente golin kundër Manchester Cityt të dielën, duke mbetur në kuotën e 18 golave, pas het-trikut që e kishte shënuar të martën e kaluar në fitoren e thellë 4:0 ndaj Bolton.

Në Angli ka filluar debati nëse Bent do ta bind Fabio Capellon që ta ftojë në Botëror me Anglinë, por Cana është i bindur se shoku i tij i skuadrës një ditë do të bëhet njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

“Ai do të bëhet lojtar me klasë botërore, edhe pse ndoshta për momentin nuk është. Ai është mjaft i rëndësishëm për ne, bile njëri prej më të rëndësishmëve në ekip. Ai definitivisht e vendosi lojën javën e kaluar ndaj Bolton”, u shpreh Cana.

“Kur ai shënon, ne humbim rrallë. Mendoj se është ende i ri, 26 vjeç, dhe mund të bëhet top lojtar dhe ne do ta ndihmojmë atë. Të shënonte tregolësh ishte një gjë e madhe për të, për besimin e tij dhe për klubin”, tha përfaqësuesi shqiptar.

Sipas Canës, futbollistët si Heskey e Crouch ndoshta nuk do ta shijojnë një Botëror tjetër, ndërsa për Darren kjo nuk është mundësia e fundit. “Anglia është me fat sepse ka disa sulmues të mirë për momentin. Kur e shikon një futbollist si Wayne Rooney, e sheh se nuk ka shumë lojtarë në botë si ai”, vazhdoi ish futbollisti i Marseilles.

Darren Bent është transferimi më i shtrenjtë në histori të Sunderland. “Macet e Zeza” shpenzuan për të gjatë verës që shkoi 10 milionë funte. “Të shënosh 18 gola për këta muaj është fantastike. Ai dha gjithçka nga vetja, por edhe futbollistët tjerë, sepse ai nuk mund të shënojë i vetëm. Ai ka bërë punë të madhe, në fushë është i gatshëm, madje edhe u bën presion mbrojtësve kundërshtarë”, përfundoi Cana.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *