Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski: Është e pranueshme secila zgjidhje që do ta garantojë identitetin dhe gjuhën

Cërvenkovski: Është e pranueshme secila zgjidhje që do ta garantojë identitetin dhe gjuhën

24 mars-
“Maqedonia është vendi i vetëm, i cili pretendon të jetë demokratik, në të cilin pushteti organizon protesta kundër opozitës”, vërejti Cërvenkovski duke shtuar se me këtë rrezikohet përleshja ndërmjet qytetarëve, për çka, sipas tij, përgjegjësinë e bartin kryeministri Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja.

Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski nuk e komentoi deklaratën e ministrit alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas, se emri “Republika Veriore e Maqedonisë” është i pranueshëm për Athinën. Thotë se qëndrimet e Qeverisë greke i ka mjaft të qarta, por nuk i din pozicionet e Qeverisë së Maqedonisë.

“Gjatë periudhës së kaluar kemi dëgjuar për qëndrimet e Qeverisë greke. Ajo që askush në Maqedoni nuk e ka të qartë është se cili është qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë, cili është qëndrimi i Nikolla Gruevskit, me cilin qëndrim nesër do të takohet me kryeminsitrin grek Papandreu. Nga ato shkaqe, unë nuk mundem asgjë tjetër të them përveç që ta përsëris qëndrimin dhe pozicionin e LSDM-së. E inkurajojmë Gruevskin ta zgjidhë këtë problem, t’i zhbllokojë integrimet euro-integruese.

Do të mbështesim çdo zgjidhje që është e pranueshme për të, e që në të njëjtën kohë e garanton identitetin nacional të popullit të Maqedonisë. Kjo do të thotë emri i gjuhës maqedonase, emri i popullit maqedonas”, deklaroi Cërvenkovski gjatë vizitës së tij të sotme në Shtip.

Ai në Shtip u takua me një pjesë të mësimdhënësve, të cilët, siç tha, edhe pse i përmbushin të gjitha cilësitë profesionale dhe kanë arsimim adekuat, janë zëvendësuar me “ushtarë partiak të VMRO-DPMNE-së”. Sipas tij, bëhet fjalë për koncept të paramenduar për partizimin e arsimit.

Akuzoi se VMRO-DPMNE-ja qëndron pas protestave të organizuara gjatë ardhjes së tij në Shtip, si dhe të hënën në Kumanovë.

“Maqedonia është vendi i vetëm, i cili pretendon të jetë demokratik, në të cilin pushteti organizon protesta kundër opozitës”, vërejti Cërvenkovski duke shtuar se me këtë rrezikohet përleshja ndërmjet qytetarëve, për çka, sipas tij, përgjegjësinë e bartin kryeministri Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *