Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski: Gruevski të ikë se acaron marrëdhëniet ndëretnike

Cërvenkovski: Gruevski të ikë se acaron marrëdhëniet ndëretnike

21 mars-
Maqedonia ka shumë probleme, por prolemi më i madh pa zgjidhjen e të cilit nuk mund të zgjidhen problemet tjera quhet Qeveria e Nikolla Gruevski. Ja ky problem duhet të zgjidhet dhe kjo Qeveri duhet të ikë”, deklaroi Branko Cërvenkovski, president i LSDM-së.

Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë tensionuar nga partitë politike në pushtet e në veçanti nga partia e Gruevskit. Kështu deklaroi lideri i opozitës Branko Cërvenkovski sipas të cilit dëshmi për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, janë projektet monoetnike të cilat po i realizon Qeveria e VMRO-DPMNE-së. Sipas Cërvenkovskit se në Maqedoni ka marrëdhënie të tensionuar shihet edhe nga funksionimini i koalicionit Qeveritar mes VMRO-DMPNE-së dhe BDI-së.
“Marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar. Tensionet janë rritur, mosbesimi është rritur. Për të parë këtë nuk duhet të shkojmë shumë larg, por vetëm duhet të shkojmë në ambientet e Qeverisë dhe të shohim se si funksionon koalicioni qeveritar mes VMRO-DMPNE-së dhe BDI-së, mund të shohim se tensionet ekzistojnë.

Maqedonia ka shumë probleme, por prolemi më i madh pa zgjidhjen e të cilit nuk mund të zgjidhen problemet tjera quhet Qeveria e Nikolla Gruevski. Ja ky problem duhet të zgjidhet dhe kjo Qeveri duhet të ikë”, deklaroi Branko Cërvenkovski, president i LSDM-së.

Duke folur rreth takimit Gruevski-Papandreu, Cërvenkovski tha se nuk pret diçka konkrete nga ky takim. Sipas tij Qeveria është shumë pasive në zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë.

“Disa herë kam thënë se këta takime janë të mira, por këta takime nuk mund të bëjnë diçka të veçantë nëse paraprakisht nuk ka bisedime dhe nuk shkëmbehen mendime”, shton Branko Cërvenkovski.

Kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski, tha se ende nga partia në pushtet nuk i ka pranuar me shkrim propozimet për ndryshimet kushtetuese në gjyqësi dhe me këtë Cërvenkovski dyshon se as vet VMRO-DPMNE-ja këta propozime nuk i ka të shkruara në letër. Por kryeministri Gruevski është kundërpërgjighur duke ka thënë se propozimet e shkruara partive politike do t’u dorëzohen brenda javës që vjen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *