Home / Sport / Chelsea e Sevilla lamtumirë Champions League

Chelsea e Sevilla lamtumirë Champions League

Zikaltrit gjunjëzojnë Çelsin në “Stamford Bridge” 1-0 me gol të Samuel Eto dhe për të parën herë pas tre sezonesh sigurojnë biletën për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Chelseas pësoi humbje me rezultat 1:0 nga skuadra e Interit dhe eliminohet nga Champions League. Interi është dëshmuar shumë i fortë për Chelsean edhe në ndeshjen e kthimit të tetës se finales, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar në Milan me shifra 2:1. Interi në pjesën e dytë mbizotëroi në fushë. Në minutën e 78-të Sneijder si me milimetër ia pason një top futbollistit Eto’o, i cili me dinakëri ishte pranë 16-shit të Chelseas dhe me goditje të saktë dhe të fortë mposhti portierin Tornbull dhe 0:1. Në minutën e 86-të Drogba ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë përkatësht karton të kuq, pasi goditi më bërryl futbollistin e Interit Motta. Chelsea mbetet me një futbollist më pak në fushë dhe çdo gjë veç edhe kishte marrë fund sa i përket rezultatit në favor të tyre. Eto’o pati rast në minutën e fundit të dyfishoi epërsinë, por nuk ishte i shkathët të realizoi në gol. Jose Mourinho dëshmoi se është strateg i madh dhe deklarata e tij e mëhershme se është shumë i fortë, këtë e bëri edhe realitet. Mourinho ia doli me strategjinë e tij të eliminoi ish-skuadrën e tij, Chelsean nga garat e Champion League. Chelsea megjithëse ishte përpjekur me futbollistët Ballack, Drogba, Anelka e Lampard assesi nuk kishin forcë që të gjejnë golin në portën e portierit Cezar. Sevilla befasoi për të keq në përballje me CSKA-n e Moskës. Sevilla pësoi humbje si vendas në ndeshjen e kthimit me rezultat 2:1 dhe barazimi 1:1 i ndeshjes së parë nuk i kreu punë. Perotti në minutën e 41-të shënoi për Sevillën, ndërsa për CSKA-n realizuan Necid në minutën e 39-të dhe Honda në minutën e 55-të. Sevilla tronditi adhuruesit e vet me këtë humbje dhe mbase me eliminimin nga Champions League. Sevilla ishte llogaritur favorite e plotë, por dështoi papritur. Në Champions League janë kualifikuar: Interi, CSKA, Manchester Unitedi, Arsenal, Bayerni e Lyoni.

Rezultatet

Chelsea-Inter 0:1 (1:2)

Sevilla-CSKA 1:2 (1:1)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

E mërkurë, takohen:

Barcelona-Stuttgart 20.45 (1:1)

Bordeaux-Olympiakos 20.45 (1:0)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *