Home / Lajme / Maqedoni / Çka i thanë Thaçi e Berisha, Gruevskit në një takim joformal në margjinat e forumit rajonal të Bërdos

Çka i thanë Thaçi e Berisha, Gruevskit në një takim joformal në margjinat e forumit rajonal të Bërdos

22 mars
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk ka dashur të komentojë të dielën takimin e paralajmëruar në Bruksel me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Gruevski ka thënë se kontesti është shumë i ndërlikuar e serioz, andaj edhe do të flasë vetëm para përfundimit të takimit.

Kryeministrat Berisha, Thaçi dhe Gruevski kanë realizuar një takim joformal në margjinat e forumit rajonal të Bërdos, me çrast kanë hapur temat që lidhen me raportet shqiptaro-maqedonase në Ballkan.

Ata për afër gjysmë ore janë takuar te “Dhoma e qelqtë” e objektit, por pas takimit kanë refuzuar të japin detaje për temat që kanë hapur. Burime nga delegacioni shqiptar dhe kosovar bëjnë të ditur për gazetën “Koha Ditore” se politika e Gruevskit në raport me shqiptarët në Maqedoni dhe injorimi i Kosovës si shtet kanë qenë pikat e kritikës së kryeministrave Berisha e Thaçi drejtuar homologut të tyre maqedonas.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk ka dashur të komentojë të dielën takimin e paralajmëruar në Bruksel me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Gruevski ka thënë se kontesti është shumë i ndërlikuar e serioz, andaj edhe do të flasë vetëm para përfundimit të takimit.

“Nuk është mirë që paraprakisht të flasim për takimin, por po bëhen të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e problemit. Nuk dua të flas paraprakisht, nuk dua të jap prognoza të parakohshme, pasi bëhet fjalë për një problem shumë të rëndë e serioz, një problem shumëvjecar. Gruevski e Papandreu janë dakorduar të takohen më 25 mars në Bruksel, në margjinat e Samitit të Bashkimit Evropian (BE).

Takimi do të fokusohet në çështjen kyçe mes dy vendeve dhe në mundësinë për përforcimin e procesit të negociatave nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara (KB). Burimet qeveritare bëjnë të ditur se takimi realizohet pas iniciativës së mëparshme të Gruevskit. Papandreu pati deklaruar se nuk ka asgjë kundër takimit, por vetëm nëse përgatitet seriozisht.

Çështja e emrit ka qenë temë edhe në konferencën rajonale të Bërdos. Kryeministri Gruevski tha pas mbarimit të forumit se u ka sqaruar kryeministrave të vendeve të rajonit se Maqedonia është më shumë e interesuar të zgjidhë çështjen e emrit, pasi ajo është interes më i madh për Maqedoninë se sa për Greqinë.
Ekspertët nuk presin ndonjë kthesë pozitive të negociatave për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *