Home / Lajme / Maqedoni / Cukalis: Zgjidhje e mundshme për emrin e IRJM-së është ‘Maqedonia e Re’ ose ‘Maqedonia Më e Re’

Cukalis: Zgjidhje e mundshme për emrin e IRJM-së është ‘Maqedonia e Re’ ose ‘Maqedonia Më e Re’

15 mars
“Fondi Monetar Evropian nuk është diçka do të na jetë e kapshme neër, por jam i bindur se në ndonjë fazë do të na nevojitet. Në unionin monetar na duhet mekanizëm për ndihmë të kushtëzuar në situata krize. E theksoj fjalën, ndihmë e kushtëzuar. Që të themelohet me rregull Fondi Monetar Evropian sipas meje do të shkaktohet revizion të Marrëveshjes evropiane. Ndërsa kjo nuk është e lehtë dhe nuk do të bëhet nesër. Në këto momente na mbeten ‘ad hok’ zgjidhjet”, shton Cukalis.

Urim Hasipi
Unë nuk do të kisha pritur çfarëdo lloj ndryshimi të pozicioneve greke për çështjet kryesore, ndoshta vetëm shihet mundësi për kompromis në çështjen për emrin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Mund të dakordohemi me ndihmën e ndonjërit emër të tipit “Maqedonia e re” ose “Maqedonia Më e Re”, deklaroi Llukas Cukalis, kryetar i Fondacionit grek për politikë të jashtme dhe evropiane (ELIAMEP) dhe Këshilltari i posaçëm i Komisionit Evropian në intervistën për gazetën çeke “Hospodarske Novini” në pyetjen se si pozicioni i dobësuar i Greqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare do të ndikojë në mbrojtjen e interesave tradicionale në çështjet siç janë kontesti rreth emrit të Maqedonisë.

Cukalis konsideron se takimet e fundit të kryeministrit grek Jorgos Papandreu me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Nikolla Sarkozi dhe presidentin e SHBA-së Barak Obama tregojnë se Greqia nuk është e dobët, vend i margjinalizuar i cili nuk ka rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Fondi Monetar Evropian nuk është diçka do të na jetë e kapshme neër, por jam i bindur se në ndonjë fazë do të na nevojitet. Në unionin monetar na duhet mekanizëm për ndihmë të kushtëzuar në situata krize. E theksoj fjalën, ndihmë e kushtëzuar. Që të themelohet me rregull Fondi Monetar Evropian sipas meje do të shkaktohet revizion të Marrëveshjes evropiane. Ndërsa kjo nuk është e lehtë dhe nuk do të bëhet nesër. Në këto momente na mbeten ‘ad hok’ zgjidhjet”, shton Cukalis.

“Demagjozët dhe populistët të cilët janë të gatshëm ta shfrytëzojnë çdo mundësi në çdo vend. Kishte mjaft sulme të Gjermanisë në Greqi dhe të Greqisë në Gjermani, por unë nuk mendoj se kjo do të shkojë shumë më larg. U pa kjo edhe në të kaluarën se çdo herë zhduket. Numër i madh i politikanëve grekë janë njerëz të përgjegjshëm dhe nuk do të marrin pjesë në këtë lojë”, shton Cukalis për akuzimet e ndërsjella midis politikanëve grekë dhe gjermanë dhe mediat për atë se kush është fajtor për krizën në Greqi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *