Home / Lajme / Maqedoni / Davutogllu vizitoi Tetovën dhe Gostivarin

Davutogllu vizitoi Tetovën dhe Gostivarin

26 mars-
Ambasadori I punëve të Jashtme I Turqisë, gjatë qëndrimit të tij në Gostivar dhe në Tetovë në orët e mbrëmjes nuk është prononcuar për media, por vetëm ka qenë në shoqëri të nikoqirëve gjatë qëndrimit në këto dy qytete.

Në kuadër të vizitës dy ditore në Maqedoni Delegacioni turk i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu të enjten pasdite ka vizituar qytetin e Gostivarit dhe më pas është ndaluar në tre vende në Tetovë. Destinacioni I tij I radhës ka qenë vizita në Xhaminë e Larme në Tetovë, si monument I vjetër.

Ambasadori I punëve të Jashtme I Turqisë, gjatë qëndrimit të tij në Gostivar dhe në Tetovë në orët e mbrëmjes nuk është prononcuar për media, por vetëm ka qenë në shoqëri të nikoqirëve gjatë qëndrimit në këto dy qytete.

Më pas delegacioni turk është takuar edhe me një delegacion nga Bashkimit Demokratik për Integrim i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm, Abdilaqim Ademi në përbërje të së cilit ishin edhe Musa Xhaferi- anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Nexhati Jakupi-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm .Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Ademi e njoftoi ministrin e jashtëm turk për situatën aktuale në Maqedoni, reformat që i ndërmerr Qeveria për anëtarësim të vendit në strukturat euro-atlantike, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimin ekonomik të vendit.

Dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve mike janë duke lëvizur në rrugë të mirë dhe se prioritet në të ardhmen është bashkëpunimi në procesin euro-integrues, përforcimi i lidhjeve kulturore-arsimore si dhe përforcimi i marrëdhënieve ekonomike.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot realioi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutogllu.

Në takim, kryeministri Gruevski e theksoi kënaqësinë nga niveli i lartë i arritur i marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, të cilat karakterizohen me frymën e miqësisë, shkallës së lartë të besimit, mirëkuptimit të ndërsjelltë, tolerancës dhe mungesës së çfarëdo lloj çështjeje të hapur apo kontestuese, si dhe bashkëpunim i suksesshëm në disa sfera të interesit të përbashkët, me ç’rast ishte theksuar se cilësia e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në disa segmente arrin shkallën e partneritetit strategjik.

Kryeministri Gruevski, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, potencoi se Strategjia për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, paraqet impuls të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe e riafirmon përcaktimin e të dy qeverive për zgjerim të mëtejmë dhe prëforcim të partneritetit të tyre, të bazhuar në qëllime, interesa dhe vlera të përbashkëta.

Njëherit, ishte shprehur edhe falënderim për mbështetjen parimore, të vazhdueshme dhe të fuqishme të Republikës së Turqisë për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, që praktikisht erdhi në shprehje edhe në Samitin e NATO-s në Bukuresht, si dhe falënderim për qëndrimet parimore të Turqisë në kontestin për dallimet me Greqinë lidhur me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Në atë kontekst, kryeministri Gruevski e informoi bashkëfolësin e vet se Republika e Maqedonisë jep përpjekje maksimale për të ardhur deri te zgjidhja e ndërsjelltë e pranueshme për kontestin e imponuar nga ana e Republikës së Greqisë, me çka do të mënjanoheshin pengesat që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e barabartë e NATO-s, si dhe të marrë datë për fillimin e negociatave parainkuadruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim u bë fjalë edhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, me ç’rast u shpreh kënaqësia nga interesi i kompanive turke për të investuar në Maqedoni.

Dy bashkëbiseduesit konkluduan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve miqësore janë në nivel të shkëlqyeshëm dhe se duhet me angazhman të përbashkët ato të vazhdojnë të zhvillohen.
Sjellja e Turqisë dhe Maqedonisë në rajonin ballkanik është e tillë që nuk krijon probleme shtesë, por jep kontribut që disa probleme dhe moskuptime të tejkalohen në interes të stabilitetit dhe bashkëpunimit të përbashkët, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski pas takimit të sotëm në Shkup me kolegun e tij turk Ahmet Davutogllu, i cili është për vizitë disaditore në vend.

Të dy ministrat vlerësuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të veçanta dhe më shumë se miqësore dhe se prioritet janë vazhdimi i bashkëpunimit në procesin eurointegrues, përforcimi i lidhjeve të ndërsjellta kulturore dhe arsimore, me theks të veçantë të marrëdhënieve ekonomike.

“Suksesi i Maqedonisë është edhe suksesi ynë. Çdoherë do të jemi në anën e Maqedonisë”, deklaroi Davutogllu duke theksuar se shtetasit e Republikës së Maqedonisë kudo që të ndodhen dhe kanë nevojë për ndihmë, mund të drejtohen në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Turqisë.

Shefi i diplomacisë turke potencon se Qeveria turke do t’i nxisë biznesmenët turq të investojnë në Ma

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *