Home / Sport / Dëmtimi, Bekami përfiton 150 milionë euro

Dëmtimi, Bekami përfiton 150 milionë euro

Mesfushori i Los Angeles Galaxy (i huazuar te Milani), Dejvid Bekam, ka nënshkruar një kontratë sigurimi për këmbët e tij.

Dëmtimi në ndeshjen me Kievon e la mesfushorin anglez jashtë Kupës së Botës (megjithëse Fabio Kapelo mund ta grumbullojë si lojtarin e 24-t). Por Bekam mund të përfitojë deri në 150 milionë euro nga ky dëmtim. Lojtari ka nënshkruar një kontratë sigurimi për këmbët e tij.

Shuma është e rëndësishme për një lojtar në fund të karrierës. Gjithsesi, Dejvid Bekam është një yll i publicitetit dhe kështu që mund të shpjegohet lehtë shuma e mjme. “Për lojtarët e nivelit të lartë, sigurimi është për të gjitha pjesët e trupit, jo vetëm për këmbët”, shpjegoi Olivier Matos, agjenti i “Aon France sport-events”. Kontrata të këtij tipi janë të zakonshme për futbollistët anglezë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *