Home / Sport / Derbi lokal në Tetovë, Renova takohet me Teteksin

Derbi lokal në Tetovë, Renova takohet me Teteksin

Java e 22-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, sjell derbin lokal të Tetovës ku Renova takohet me Teteksin. Ky takim zgjon interest ë madh në rajonin e pollogut dhe më gjërë, nga rivaliteti i skuadrave, por edhe nga ambiciet e tyre. Renova kërkon pikët për të ruajtur diferencën në kreun e tabelës, ndërsa Teteksi edhe pse nuk shënon rezultatet e pritura, megjithatë në cdo moment pritet të shfaqë gjithë potencialin që posedon.

Tetovë, 23 mars – Emocionet e Ligës së Parë vazhdojnë edhe në mesjavë, pasi sot (e mërkurë) në program janë ndeshjet e javës së 22-të në Ligën e Parë. Takimi më interesant pa dyshim është ai në Tetovë, ku takohen skuadrat fqinje, Renova me Teteksin. Edhe pse të parët figurojë si skuadër nga fshati Xhepcisht, megjithatë ata janë të vendosur në pjesën e epërmet të stadiumit të vjetër të qytetit, ndërsa rivali i tyre i sotëm, Teteksi, “banon” vetëm disa metra më poshtë. Pra bëhet fjalë për ekipe që nuk kanë shumë fshehtësi në mes veti, njihen mirë me njëra tjetrën dhe mbi të gjitha në cdo takim kërkojnë fitore. Renova shkon më mirë në këtë drejtim, pasi për momentin mban pozitën e parë me 45 pikë, ndërsa Teteksi është i shtati me 21 pikë. “Gjipspunuesit” me gjitha forcat e tyre janë të orientuar për të ruajtur pozitën aktuale dhe për herë të parë në historinë e tyre të shkurtër të fitojnë titullin e kampionit shtetëror. Megjithatë edhe pse startuan mirë në pranverë me fitore dhe lojë bindëse ndaj Sileksit, në takimin e të dielës në Shkup humbën nga Metalurgu 3:1. Në fakt Renova i kishte të gjitha parakushtet për të vazhduar rrugën e sukseseve pasi avansoi me golin e Aliut nga penaltia, mirëpo një rënie drastike në lojë, u kushtoi pranim të tre golave dhe disfatë në “Autokomandë”. Megjithatë ai takim i takon të së kaluarës, prandaj “gjipspunuesit” tentojnë të koncentrohen në atë që pason dhe pengesa e parë është Teteksi.
“Se di se cka na ndodhi me Metalurgun, pasi gjatë gjithë pjesës së parë kishim kontroll të plotë të lojës dhe për më shumë arritëm të avansojmë me golin e “Belit” (Ylber Aliut). Mirëpo në vazhdim sikur u liruam pa nevojë dhe ndodhi ajo cka ndodhi. Pas epërsisë së vendasve 3:1 tentuam të rrikthehemi, mirëpo nuk patëm sukses në këtë drejtim”, – shprehet Agron Memedi, njëri ndër futbollistët e rrallë të Renovës që nga takimi me Metalurgun meriton notë kaluese. “ Si do që të jetë ajo cka ka kaluar nuk mund të kthehet, prandaj duhet të orientohemi maksimalisht në takimet e ardhshme. Sot luajmë kundër Teteksit dhe fitorja është imperativi i vetëm. Ne respektojmë maksimalisht fqinjët tanë, mirëpo mendoj se jemi më kualitativ dhe këtë do ta dëshmojmë në terren”, – përfundoi Memedi, duke shprehur pikëpamjet e tij për takimin e sotëm.
Teteksi në merkaton e janarit u përforcua me shumë futbollistë cilësorë, në tentimin për të siguruar mbijetesën, mirëpo për momentit rezultatet mungojnë.
Ndryshe ky do të jetë takimi i dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Ligën e Parë. Për herë të parë u takuan në vjeshtë, kur Renova shënoi fitore me rezultat 1:0, me gol të shënuar në minutën e 90-të nga ana e Besart Ibrahimit. Megjithatë ai tani nuk është në taborin e Renovës, pasi në janar u transferua te ekipi i Bundesligës Gjermane Schalke 04, dhe u mbetet sulmuesëve aktual të marrin përgjegjësinë për të shënuar dhe skuadrës së tyre t’i sigurojnë fitore.
Takimi Renova – Teteksi do të zhvillohet sot në stadiumin e Qytetit në Tetovë, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Aleksandar Stavrev nga Shkupi, me ndihmësit e tij, Marijan Kirovski dhe Aleksandar Velickoviq.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *