Home / Lajme / Botë / Dhjetë lëvizjet politike alternative

Dhjetë lëvizjet politike alternative

31 mars-
Partia e Çajit
Këtë fundjavë rreth 7 mijë anëtarë të partisë së Çajit u dyndën në Nevada në një turne autobusësh, i cili do përfundojë në Uashignton D.C., në ditën e taksave, 15 prill. Yjet republikane John McCain dhe Sarah Palin ranë dakord që të mbështesin këtë lëvizje të amerikanëve, të cilët janë të palumtur me qeverinë. Lëvizja vjen një ditë pasi Obama miratoi legjislacionin për kujdesin shëndetësor.

Këtë fundjavë rreth 7 mijë anëtarë të partisë së Çajit u dyndën në Nevada në një turne autobusësh, i cili do përfundojë në Uashignton D.C., në ditën e taksave, 15 prill. Yjet republikane John McCain dhe Sarah Palin ranë dakord që të mbështesin këtë lëvizje të amerikanëve, të cilët janë të palumtur me qeverinë.

Lëvizja vjen një ditë pasi Obama miratoi legjislacionin për kujdesin shëndetësor. Por kjo parti nuk është e vetmja lëvizje politike aktiviste që ekziston në botë. Në vitin 1831 partia Anti-masone zgjodhi kandidatin për president në konventën kombëtare dhe ishte e para e këtij lloj që krijoi një platformë politike. Kandidati anti-mason, William Wirt arriti në Vermon në vitin 1832, por nuk mund të afrohej që të nxirrte Andrew Jackson nga skena presidenciale. Partia doli nga skena shumë shpejt dhe shumë anëtarë të saj u bënë vigë.

Edhe pse Britania e Madhe ruan monedhën e saj kombëtare ka qenë anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 1973. Pakënaqësia në rritje mes qytetarëve për këtë fakt çoi në krijimin e një lëvizjeje politike Euro-skeptikësh që ishin kundër integrimit evropian, duke pretenduar se kjo dobësonte sovranitetin e çdo kombi pjesëmarrës në të.

Këto ditë nuk dëgjohet shumë për vigët, por për disa dekada në shekullin e 29-të, partia Vige ishte një prezencë qendrore në skenën amerikane politike. Por tashmë, një parti e re e quajtur partia Moderne Vige ka filluar të marrë formë dhe është e përbërë nga veteranët e luftës në Irak dhe Afganistan.

Partia e të Apasionuarve Polakë të Birrës është mbase partia më e suksesshme në këtë listë pasi ajo arriti të fitonte 16 vende në parlamentin polak, gjatë zgjedhjeve të vitit 1991. E themeluar nga satiristi Janusz Reëisk partia filloi si një shaka fushate për të luftuar alkoolizimin, duke promovuar konsumimin e birrës në vend të vodkës. Edhe pse të njohur si separatistë, anëtarët e partisë së Pavarur të Alaskës nuk e konsiderojnë veten të tillë. Ky grup ka më shumë se 17 mijë votues dhe e quan veten parti. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008 kishte zëra se Sarah Palin kishte qenë anëtare e kësaj lëvizjeje në vitet ’90, por kjo nuk u konfirmua asnjëherë. Partia e Piratëve është mjaft zbavitëse duke qenë se platforma e saj është e ndërtuar rreth papagallëve. Gjithsesi, kjo parti ka fituar shumë pasues dhe është mjaft aktiviste në Suedi, për sa i përket të drejtave të njeriut. E krijuar në vitin 2006 kjo parti është grupi i tretë më i madh për sa i përket numrit të anëtarëve në vend.

Partia e Çajit
Këtë fundjavë rreth 7 mijë anëtarë të partisë së Çajit u dyndën në Nevada në një turne autobusësh, i cili do përfundojë në Uashignton D.C., në ditën e taksave, 15 prill. Yjet republikane John McCain dhe Sarah Palin ranë dakord që të mbështesin këtë lëvizje të amerikanëve, të cilët janë të palumtur me qeverinë. Lëvizja vjen një ditë pasi Obama miratoi legjislacionin për kujdesin shëndetësor.

Anti-masonët
Në vitin 1831 partia Anti-masone zgjodhi kandidatin për president në konventën kombëtare dhe ishte e para e këtij lloj që krijoi një platformë politike. Kandidati anti-mason, William Wirt arriti në Vermont në vitin 1832, por nuk mund të afrohej që të nxirrte Andrew Jackson nga skena presidenciale. Partia doli nga skena shumë shpejt dhe shumë anëtarë të saj u bënë vigë.

Euro-skeptikët
Edhe pse Britania e Madhe ruan monedhën e saj kombëtare ka qenë anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 1973. Pakënaqësia në rritje mes qytetarëve për këtë fakt çoi në krijimin e një lëvizjeje politike Euro-skeptikësh që ishin kundër integrimit evropian, duke pretenduar se kjo dobësonte sovranitetin e çdo kombi pjesëmarrës në të.

Partia moderne vige
Këto ditë nuk dëgjohet shumë për vigët, por për disa dekada në shekullin e 29-të, partia Vige ishte një prezencë qendrore në skenën amerikane politike. Por tashmë, një parti e re e quajtur partia Moderne Vige ka filluar të marrë formë dhe është e përbërë nga veteranët e luftës në Irak dhe Afganistan.

Partia e dashamirësve polakë të birrës
Partia e të Apasionuarve Polakë të Birrës është mbase partia më e suksesshme në këtë listë pasi ajo arriti të fitonte 16 vende në parlamentin polak, gjatë zgjedhjeve të vitit 1991. E themeluar nga satiristi Janusz Rewisk partia filloi si një shaka fushate për të luftuar alkoolizimin, duke promovuar konsumimin e birrës në vend të vodkës.

Separatistët amerikanë
Edhe pse të njohur si separatistë, anëtarët e partisë së Pavarur të Alaskës nuk e konsiderojnë veten të tillë. Ky grup ka më shumë se 17 mijë votues dhe e quan veten parti. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008 kishte zëra se Sarah Palin kishte qenë anëtare e kësaj lëvizjeje në vitet ’90, por kjo nuk u konfirmua asnjëherë.

Partia e Piratëve
Partia e Piratëve është mjaft zbavitëse duke qenë se platforma e saj është e ndërtuar rreth papagallëve. Gjithsesi, kjo parti ka fituar shumë pasues dhe është mjaft aktiviste në Suedi, për sa i përket të drejtave të njeriut. E krijuar në vitin 2006 kjo parti është grupi i tretë më i madh për sa i përket numrit të anëtarëve në vend.

Partia e Armëve dhe Drogës
Partia e Armëve dhe Drogës nisi si shaka në vitin 2003 nga autori kult Robert Anton Wilson si kundërpërgjigje ndaj zgjedhjeve në Kaliforni, që u fituan nga Arnold Schwrzenegger. Partia ishte liberale në filozofi dhe funksiononte rreth idesë së Wilson që nëse njerëzit e krahut të majtë që donin armët dhe njerëzit e krahut të majtë që donin drogën mund të bashkoheshin dhe të formonin një mazhorancë të madhe.

Partia Ndërkombëtare e Rinisë
E njohur dhe si “Yippies”, Partia Ndërkombëtare e Rinisë ishte një parti e famshme radikale politike që veproi në SHBA gjatë viteve ’60 dhe ’70. E krijuar nga aktivistët kundër-kulturë Abbie HOffman, Jerry Rubin dhe Paul Krassner kjo organizatë njihej për stilin teatral dhe pikëpamjet anti-autoritare.

Partia Surprizë
Partia Suprizë u krijua në vitin 1940, kur komediania popullor Gracie Allen, bashkëshortja e George Burns, kandidoi për presidente, si pjesë një sajese mediatike. Allen shkoi në një tur fishkëllimash në vend me tren, duke folur në programe radiofonike dhe duke mbajtur fjalime hokatare politike. Ajo inkurajoi politikanët që krenohen me borxhin masiv kombëtar, duke bërë shaka se “është më i madhi në botë”.

Tirana Observer

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *