Home / Lajme / Maqedoni / Dogana nuk e respekton Marrëveshjen e Ohrit

Dogana nuk e respekton Marrëveshjen e Ohrit

22 mars-

Shqiptarët nuk kanë qasje në asnjë sektor tjetër. Deri më tani nga ky institucion kanë refuzuar të pranojnë shqiptarë të rinj nëpër dogana me arsyetimet se qeveria ka vendosur masa antikrizë që nuk lejojnë punësime të reja.

Drejtoria e doganave të Maqedonisë është njëra prej 175 institucioneve publike që është e mbyllur hermetikisht për shqiptarët. Përveç disa doganierëve të rëndomtë dhe zëvendësdrejtorit Lulzim Xhemaili në hierarkinë vertikale nuk ka asnjë udhëheqës shqiptar.

Duke filluar nga drejtori, këshilltarët e tij, kabineti i tij, etj., të gjithë janë maqedonas. Mbi 50 poste udhëheqëse vetëm një është shqiptarë që e pamundëson implementimin normal të Marrëveshjes së Ohrit, ku rreth 25 për qind e punëtorëve nëpër institucione të shtetit duhet t’u takojnë shqiptarëve. Në katër njësitë kryesore të Doganës, të gjithë udhëheqësit janë maqedonas, e ngjashme është situata edhe me shefat e pikave të doganimit nëpër gjithë territorin e Maqedonisë.

Shqiptarët nuk kanë qasje në asnjë sektor tjetër. Deri më tani nga ky institucion kanë refuzuar të pranojnë shqiptarë të rinj nëpër dogana me arsyetimet se qeveria ka vendosur masa antikrizë që nuk lejojnë punësime të reja.

Zëvendësdrejtori Lulzim Xhemaili ka thënë për Lajm se aktualisht përqindja e shqiptarëve është 10.34 për qind.

Deri para disa muajve shqiptarët janë ballafaquar me probleme edhe për vendosjen e zëvendësdrejtorit shqiptar të doganave, pasi qeveria dhe kjo Drejtori nuk pranonin propozimet e atëhershme të BDI-së. /lajmpress/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *